Kosova
Janë arrestuar 37persona për nxitje të urrejtjes gjatë Vidovdanit
37 persona janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, pasi kanë provokuar pjesëmarrësit me thirrje provokuese që përmbanin elemente të nxitjes së urrejtjes
Policia e Kosovës, në një njoftim të saj lidhur me rrjedhën e festës së Vidovdanit shkruan se gjatë manifestimeve nuk është raportuar asnjë incident që do të ndikonte në mbarëvajtjen e tyre. Megjithatë, 37 persona janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, pasi, sipas policisë, kanë provokuar pjesëmarrësit me thirrje provokuese që përmbanin elemente të nxitjes së urrejtjes, në kundërshtim me dispozitat ligjore.
Po ashtu, një person është gjobitur për prishje të rendit dhe qetësisë publike.
Sipas Policisë së Kosovës, të gjitha veprimet janë zhvilluar në koordinim me organet e drejtësisë. Pas intervistimit, 37 personat janë proceduar në gjykatë dhe janë në pritje të vendimit gjyqësor.
Bëhet e ditur se pas përfundimit të aktiviteteve në orët e pasdites, të gjithë pjesëmarrësit janë shpërndarë në mënyrë të qetë.
Sipas njoftimit, autoritetet policore kishin hartuar dhe zbatuar masa planifikuese, koordinuese, parandaluese dhe operativo-hetimore në të gjitha departamentet dhe rajonet policore, me qëllim që aktivitetet të zhvilloheshin të qeta dhe të sigurta.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












