CH-Ballkani
Ja si e promovuan ish-ambasadorët shqiptarë vendin e tyre në Francë
Gjashtë ish ambasadorët shqiptarë në Paris, Gjenevë, Bernë, Londër, organizuan një tur promovimi kulturor për Shqipërinë në Strasburg dhe Alcas e Lorenë të Francës nga data 12-16 maj.
Duke qenë se këta ish-ambasadorë Besnik Mustafaj, Sejdi Qerimaj, Mehmet Elezi, Ylljet Aliçka, Mal Berisha dhe Aziz Pollozhani, janë edhe shkrimtarë, poetë, autor librash, skenaristë filmash, përkthyes, veprimtaria e tyre u përqëndrua pikërisht në këtë drejtim.
Pikënisja e këtij aktiviteti ishte Libraria Kléber që është Tempulli i Librit dhe Kulturës në qytetin e Strasburgut. Libraria Kléber, që është Tempulli i Librit dhe Kulturës në qytetin e Strasburgut, priti në 12 maj një grup intelektualë-shkrimtarë të ardhur nga Shqipëria dhe Maqedonia për të folur për letërsinë, filmin, gjuhën shqipe dhe kulturën shqiptare. Pas një prezantimi të shkurtër nga përkthyesi i gjuhës frënge, Sejdi Qerimaj, shkrimtarët Besnik Mustafaj, Ylljet Aliçka dhe Mehmet Elezi prezantuan krijimtarinë e tyre dhe bashkëbiseduan për mëse një orë me lexuesit francezë të pranishëm në këtë takim.
Në takim të pranishmit mbanin në duar veprat e botuara në frëngjisht të shkrimtarëve mysafirë.
Aty merrnin pjesë edhe intelektualët Aziz Pollozhani, autori i këtyre radhëve dhe shkrimtari Arbër Ahmetaj. Takimi u ndoq me interesim dhe pati shumë pyetje rreth letërsisë, kulturës shqipe e ballkanike, situatës aktuale dhe ecurisë së demokracisë në Shqipëri dhe në rajonin tonë.
Ndërsa shumë ambasadorë udhëtuan për në Fraize për t’u takuar me banorët dhe drejtuesit lokalë dhe për t’iu shprehur atyre mirënjohjen për kontributin e dhënë në ndihmë të Tropojës dhe më gjerë.
Siparin e këtyre takimeve e ka hapur ambasadori Besnik Mustafaj në vjeshtën e vitit 1995, i ndjekur nga ambasadorët Luan Rama, Margarita Gega, Sejdi Qerimaj, Mehmet Elezi, Ylljet Aliçka, Mal Berisha e Aziz Pollozhani.
Krahina e Vosges dhe në mënyrë të veçantë bashkia e Fraize ka një lidhje të veçantë me Fierzën, Tropojën, Shqipërinë. Historia e kësaj lidhje fillon në shtatorin e vitit 1993.
Binjakëzimi mes komunës shqiptare të Fierzës dhe bashkisë franceze të Fraize-ës, drejtuar nga Claude Jacquot, i realizuar në 1998, ishte zyrtarizimi i një lidhje që e kapërceu shpejt anën humanitare për tu kthyer në një marrëdhënie partneriteti dhe mbështetje në ecurinë e pushtetit lokal drejt demokracisë dhe menaxhimit të suksesshëm të zhvillimit të qëndrueshëm.
Gjatë këtyre më shumë se 20 vjetësh, shumë francezë, mes tyre deputetë, kryetarë bashkishë, qytetarë të thjeshtë, e tjerë, e kanë vizituar Tropojën.
Po ashtu edhe kolegë të tyre nga Shqipëria kanë vizituar Francën. Kontributi i Claude Jacquot, ish-deputet në parlamentin e Francës dhe tre herë kryetar bashkie është vlerësuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, i cili, në vitin 2012, i ka arkorduar atij Medaljen e Mirënjohjës.
Jacquot dhe ekipi i tij është pritur dhe vlerësuar edhe nga ish-Kryeministri Berisha. Ai është Konsull Nderi i Shqipërisë për atë zonë.
Në 14 maj, ish ambasadorët Besnik Mustafaj, Sejdi Qerimaj, Mehmet Elezi, Ylljet Aliçka, Mal Berisha dhe Aziz Pollozhani morën pjesë në konferencën kushtuar ecurisë së demokracisë dhe procesit të intergimit të Ballkanit Perëndimor në BE.
Konferenca organizohej nga Claude Jacquot dhe Sejdi Qerimaj dhe drejtohej nga Besnik Mustafaj, ish-Ministri i Punëve të Jashtme.
Gjatë konferencës, oratorët bënë një analizë të ecurisë së proceseve demokratike, zhvillimit ekonomik, bashkëpunimit mes vëndeve të Ballkanit Perëndimor dhe vështirësitë e hasura në rrugëtimin e tyre drejt BE-së.
Konferenca u mbyll me shfaqjen e filmit shqIptaro-francez “Parullat” me skenar të Ylljet Aliçka.
Filmi u ndoq me shumë interes nga pjesëmarrësit në konferencë dhe u pasua nga një diskutim rreth filmit dhe kinematografisë shqiptare.
Një takim miqësor më 15 maj 2016, e mbylli konferencën dhe takimin kulturor me premtimin se takime të tilla do të vijojnë në të ardhmen.
albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”
















