Lajme
Sa iPhone 12 janë shitur për vetëm 24 orë?
Porositë paraprake për telefonat e rinj iPhone 12 janë hapur të premten, më 16 tetor. Deri tani, nga procesi i shitjes është parë se telefoni i ri i Apple po shet dy herë më shumë se sa modelet e kaluara.
Ming-chi Kuo, një analist në monitorimin e zinxhirit të furnizimit të Apple, tha se po vijnë shumë më tepër porosi për iPhone 12 sesa pritej.
Ai shtoi se diferenca midis iPhone 12 dhe modelit Pro është më e vogël se sa që ishte në modelet e kaluara. Modeli Pro ka një fund të ndryshëm, më shumë RAM, një lente kamere shtesë dhe një sensor LiDAR, por përndryshe është shumë i ngjashëm me iPhone 12, që është më i lirë në çmim. Prandaj ka shumë kërkesa për modelin e parë.
I pyetur për iPhone 12 Mini, ai tha se ky model mund të shitet më pak sesa pritej, sidomos në tregun kinez, për arsye se është shumë i vogël.
Kuo vlerësoi se rreth 1.7 deri në 2 milionë iPhone 12 janë shitur në 24 orët e para të hapjes, krahasuar me 500,000 deri 800,000 iPhone 11, sa ishin shitur për të njëjtën kohë.
Ndërsa kjo është një rritje shumë e madhe, ka pasur sugjerime se ridizajnimi i telefoni dhe përfshirja e rrjetit 5G ka shtyrë këtë telefon të kërkohet kaq shumë. Kështu kishte ndodhur edhe me iPhone 6, i cili solli shitje shumë të mëdha që në prezantim.
Apple ka nxjerrë në shitje vetëm gjysmën e modeleve të reja këtë javë. Dy madhësitë më të pazakonta -iPhone 12 Mini dhe iPhone 12 Pro Max – nuk do të dalin në treg deri në nëntor.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












