Shkurt.ch
Ja cilat profesione paguhen më së miri në Zvicër
Në vendin e parë është profesioni i diplomatit, gjegjësisht posti i shefit të misionit në shërbimin diplomatik dhe konsullor të Zvicrës
Në Zvicër gjatë viteve të fundit nuk ka pasur ngritje të shënueshme të pagës minimale. Në disa degë ekonomike vazhdon të ketë paga nën 4000 euro. Fjala është për profesionet “klasike femërore” si floriste (3900 franga), asistente dentisti (3700) ose pastruese ndërtesash (3367). Por fare në fund të listës për paga janë taksistët, paga baze e të cilëve është vetëm 3200 franga.
Këtë e tregon “Libri i rrogave” i publikuar të premten nga Zyra për Ekonomi dhe Punë e Kantonit të Cyrihut. Është fjala për një publikim vjetor që ka 800 faqe dhe prezanton të ardhurat për 9000 paga bruto
Ky libër tregon po ashtu se cilat profesione paguhen më së shumti, gjegjësisht cilat janë pagat bazë (minimale) të profesioneve përkatëse, në kategoritë e caktuara (sipas moshës, kualifikimit apo licencës).
Në vendin e parë në këtë listë është profesioni i diplomatit, gjegjësisht posti i shefit të misionit në shërbimin diplomatik dhe konsullor të Zvicrës. Personat me këtë profesion dhe këtë gradë paguhen së paku nga 13.474 franga në muaj. Pas diplomatëve vijnë në radhë udhëheqësit e trafikut ajror (me mbi 15 vjet përvojë pune me licencë), të cilët marrin nga 12976 franga në muaj.
Në radhë vijnë mjekët, gjegjësisht kryemjekët, paga bazë e të cilëve është 12824 franga (ata marrin ehe rrogën e 13-të). Eprorët ushtarakë profesionalë (kusht është grada bacelor) marrin nga 8142 franga në muaj e tutje ndërsa pylltarët 7574 franga.
Mësuesit e fillores kanë pagën bazë 6981 franga. Gazetarët me 6434 franga janë nga fundi i kategorisë së profesioneve të paguara mirë, sipas Librit të Rrogave.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027








