Lajme
Firmat zvicerane që japin pushimet më të gjata për baballarët
Në rast se babai vendos që të marrë përsipër barrën kryesore të përkudjesjes për fëmijën, ai në kompaninë Zürich Versicherung do të gëzojë pushiimin maksimal prej 16 javësh
“Zürich Versicherung” ka bërë së fundi zgjerimin e pushimit për të punësuarit e saj meshkuj. Kështu, pushimi i atësisë nga minimalisht 3 javë sa ka qenë, me të renë është bërë 6 javë, shkruan srf.ch. Ndërsa, në rast se babai vendos që të marrë përsipër barrën kryesore të përkudjesjes për fëmijën, ai do të gëzojë pushimin maksimal prej 16 javësh, transmeton albinfo.ch. Sigurisht, me pagë të plotë.
Kjo rregullore në lidhje me ndarjen e roleve në mes të prindërve vlen edhe në rast të fëmijëve të adoptuar ose edhe në rastet e bashkëjetesës në mes të personave të gjinisë së njëjtë.
Edhe kompani të tjera zvicerane japin pushime për punonjësit e tyre të gjinisë mashkullore, të porsabërë prindër. Kështu, gjiganti i industrisë farmaceutike, Novartis, nga korriku i këtij viti të punësuarve të tij në Zvicër (edhe grave) u jep, në rast të lindjes së fëmijës ose adoptimit, një pushuim prej 18 javësh, përcjell albinfo.ch. Deri atëherë, baballarët kanë pasur vetëm 6 ditë pushim prindëror.
Javën e kaluar, edhe Parlamenti i Zvicrës arriti pajtimin për pushim të meshkujve në momentin kur bëhen baballarë. Pushimi në fjalë është dy javë, me pagesë. Ndërsa një iniciativë, e cila aktualisht është pezulluar, synonte një pushim prej katër javësh.
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe forcon integrimin Në kontekstin e diasporës shqiptare në Zvicër dhe më gjerë, gjuha shqipe ka një rëndësi në...
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
Jeta në Austri
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit për sot në Austri Kancelari austriak bën thirrje për kontroll më të rreptë të bashkimit familjar, kostot financiare të aksidenteve...
-
Dëmet e aksidenteve rrugore arrijnë në miliarda në Austrinë e Epërme
-
Kancelari austriak me thirrje për testime më të shpeshta të ADN-së, për të verifikuar lidhjet familjare
-
Cila është vaksina e rriqrave në Austri dhe a duhet ta merrni atë?
-
Si të mos ‘përplaseni’ nga një tren austriak i mbipopulluar?