Lajme
Izraeli ul moshën për vaksinimin me dozën e tretë
Injeksioni i dozës së tretë të vaksinës është i autorizuar për personat 30 vjeç e tutje
Izraeli njoftoi sot se ka ulur në 30 vjeç moshën minimale për të marrë një dozë të tretë të vaksinës kundër COVID-19, për të luftuar rritjen e infeksioneve për shkak të variantit Delta.
“Injeksioni i dozës së tretë të vaksinës është i autorizuar për personat 30 vjeç e lart që sot”, tha Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Tri javë më parë, Izraeli nisi një fushatë për vaksinimin e personave të moshës 60 vjeç e lart me një dozë të tretë, kryesisht nga Pfizer/BioNTech.
Që atëherë, ai ka ulur gradualisht moshën minimale, pavarësisht thirrjes nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për një moratorium ndaj këtyre dozave përforcuese, me qëllim që të ketë më shumë vaksina për vendet e varfra, ku shkalla e vaksinimit mbetet e ulët.
E-Diaspora
-
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës Xherdan Shaqiri vazhdon të marrë vlerësime për paraqitjet e tij me FC Basel. Futbollisti shqiptar me... -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Baume-Schneider: Gjuhët e migrantëve janë pasuri për Zvicrën -
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave
Jeta në Austri
-
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime Hotelet në Austri po përjetojnë një rritje masive të kërkesës: Në tre muajt e fundit të... -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare














