Lajme
Izraeli do të ofrojë vaksinim edhe në shkolla
Izraeli ka njoftuar se do të ofrojë mundësinë e vaksinimit nëpër shkolla, pasi më parë kishte bërë të ditur se mësimi me prezencë fizike do të vazhdojë më 1 shtator.
“Nxënësit do të vaksinohen në mjediset e shkollës gjatë orarit mësimor, mirëpo vetëm nëse për imunizimin e tyre pajtohen prindërit”, u tha në një deklaratë e Qeverisë së Izraelit.
Autoritetet izraelite thonë se po përpiqen të shmangin mbylljen e shkollave.
Rastet e reja me koronavirus kanë shënuar rritje në këtë vend, pavarësisht një fushate disa muajshe të vaksinimit. Ministria e Shëndetësisë e Izraelit tha të hënën se janë regjistruar 6.467 raste të reja me COVID-19 dhe 1.142 persona janë të shtruar në spital.
Në Izrael rreth 30 për qind e fëmijëve të moshës 12-15 vjeç kanë marrë dy doza të vaksinës. Kjo shifër është shumë më e ulët se çdo grupmoshë tjetër.
Disa anëtarë të kabinetit qeveritar kishin kundërshtuar idenë e vaksinimit në shkolla. Ministrja e Arsimit, Yifat Shasha-Biton, ka thënë në muajin korrik se nxënësit mund të ndiejnë presion për të marrë vaksina.
Të hënën (23 gusht) ajo mirëpriti planin e vaksinimit, duke thënë se “fillimi i vitit shkollor është thelbësor për stabilitetin dhe qëndrueshmërinë mendore të nxënësve”.
Vala e re e të infektuarve e ka detyruar Qeverinë të miratojë masa të reja kufizimi si dhe të lejojë një dozë të tretë të vaksinës për njerëzit e moshës 40 vjeç e lart.
E-Diaspora
-
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri Autoritetet lëshuan ndalime hyrjeje në Austri kundër të dy personave. Për të siguruar pjesëmarrjen e tyre... -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime
Jeta në Austri
-
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri Autoritetet lëshuan ndalime hyrjeje në Austri kundër të dy personave. Për të siguruar pjesëmarrjen e tyre... -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta













