Lajme

Iu keqësua gjendja shëndetësore gjatë fluturimit Zvicër – Kosovë, vdes gruaja kosovare

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur gruaja, të cilës iu keqësua gjendja shëndetësore gjatë fluturimit nga Zvicra për në Kosovë.

Raportohet se një grua, shtetase kosovare, ka vdekur pas keqësimit të gjendjes shëndetësore gjatë fluturimit nga Zvicra në Kosovë, shkruan albinfo.ch.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“ANP-së, Adem Jashari , 29.04.2024-22:25. Është raportuar se  viktima femër kosovare, derisa ishte duke fluturuar në arritje nga Zvicra, i është keqësuar gjendja shëndetësore  dhe pasi është kontrolluar nga ekipi mjekësor, është konstatuar vdekja  e viktimës.  Me vendim të prokurorit,  trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Albinfo.ch