Lajme
Italia pranon sërish kthimin e azilkërkuesve, përfundon bllokada katërvjeçare me Zvicrën
Pas hyrjes në fuqi të rregullave të reja të BE-së për azilin, Italia ka sinjalizuar se do të rifillojë pranimin e azilkërkuesve që duhet të kthehen sipas Marrëveshjes së Dublinit.
Mosmarrëveshja mes Zvicrës dhe Italisë lidhur me kthimin e azilkërkuesve duket se po i vjen fundi pas më shumë se katër vitesh, përcjell albinfo.ch.
Që nga viti 2022, Italia kishte pezulluar pranimin e të ashtuquajturve “refugjatë të Dublinit”, pra personave që kishin paraqitur kërkesë për azil fillimisht në Itali dhe që, sipas rregullave evropiane, duhej të ktheheshin atje nga Zvicra.
Tani, autoritetet zvicerane bëjnë të ditur se Roma është e gatshme të rifillojë pranimin e këtyre personave. Magdalena Rast nga Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) ka konfirmuar se Italia ka shprehur gatishmërinë për të zbatuar sërish procedurat e Dublinit.
“Ne presim që transferimet e para të rifillojnë pas hyrjes në fuqi të paktit të ri evropian për migracionin”, ka deklaruar ajo.
Sipas autoriteteve zvicerane, aktualisht nuk dihet se sa shpejt do të realizohen kthimet dhe sa persona do të transferohen, por vlerësohet se bëhet fjalë për më shumë se 1.200 azilkërkues që mund të kthehen në Itali.
Ndryshimi i qëndrimit të Italisë lidhet drejtpërdrejt me Paktin e ri Evropian për Migracionin dhe Azilin, i cili ka hyrë në fuqi këtë të premte.
Një nga elementet kryesore të këtij pakti është mekanizmi i solidaritetit, që synon të lehtësojë barrën e vendeve në kufijtë e jashtëm të Evropës, të cilat përballen me flukse të mëdha migrantësh.
Sipas këtij mekanizmi, shtetet e tjera mund të kontribuojnë në mënyrë vullnetare duke pranuar azilkërkues, duke ofruar ndihmë financiare ose duke dërguar personel mbështetës.
Edhe Zvicra ka shprehur gatishmërinë për t’iu bashkuar këtij mekanizmi, por për këtë nevojitet fillimisht një marrëveshje përkatëse me Bashkimin Evropian. Më pas, qeveria zvicerane do të vendosë çdo vit se në çfarë forme do të kontribuojë në sistemin e ri të solidaritetit evropian.
Ky zhvillim konsiderohet një hap i rëndësishëm për menaxhimin e migracionit në Evropë dhe për funksionimin më efikas të sistemit të azilit mes vendeve evropiane. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?











