Lajme
Italia me masa të reja për festat e fundvitit
Së fundmi, Italia ka konfirmuar kufizime të reja për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19) gjatë sezonit të festave, duke ndaluar grumbullimin e mesnatës dhe lëvizjen e qytetarëve, pasi numri i të vdekurve nga virusi regjistroi një kulm të ri.
Ndërkohë, kryeministri Giuseppe Conte tha se nga 21 dhjetori deri më 6 janar lëvizja e qytetarëve midis 20 rajoneve të Italisë do të lejohet vetëm për punë, arsye mjekësore ose emergjente, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu, Conte shtoi se udhëtimi ndër-qytetor është ndaluar nga Dita e Krishtlindjeve deri në ditën e Vitit të Ri, respektivisht nga 25 dhjetori deri më 1 janar, ndërsa kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 22 deri në orën 05 do të vazhdojë të zbatohet deri më 6 janar, përfshirë nga ora 22 deri në orën 07 në ditën e Vitit të Ri. Hotelet po ashtu do të ndalohet të organizojnë programe speciale argëtuese të Vitit të Ri.
Duke theksuar se ata nuk duan të kufizojnë blerjet, Conte tha se nga 4 dhjetori deri më 6 janar dyqanet mund të qëndrojnë të hapura çdo ditë deri në orën 21. Italia së fundmi shënoi një rekord të vdekjeve ditore nga koronavirusi që nga shpërthimi i pandemisë, respektivisht 993 vdekje, pavarësisht ngadalësimit të kurbës së infeksionit.
Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, viktimat e reja e çuan numrin e të vdekurve në 58.038, duke u renditur vendi i dytë në Evropë pas Mbretërisë së Bashkuar.
Vendi po ashtu regjistroi 23.225 raste ditore, një rritje prej 12 për qind krahasuar me një ditë më parë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare Kandidatja e LDK-së për presidente do të udhëtojë së bashku me Lumir Abdixhikun për një bashkëbisedim... -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike -
Londër
Kur i thanë “nuk je për këngëtare”, Dua Lipa vendosi të mos dorëzohet
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet













