Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka marrë vendim që gjatë sezonit veror oborret dhe hapësirat e jashtme të shkollave të shfrytëzohen si parkingje për bashkatdhetarët nga diaspora, transmeton albinfo.ch.
Sipas njoftimit të komunës, drejtorët e shkollave obligohen të lejojnë përdorimin e këtyre hapësirave, me qëllim të lehtësimit të qarkullimit dhe menaxhimit të fluksit të madh të mërgimtarëve që vizitojnë vendlindjen gjatë verës.
Vendimi do të zbatohet nga 1 korriku deri më 31 gusht, ndërsa parkingjet do të jenë në dispozicion në ato shkolla që disponojnë hapësira të mjaftueshme. /Albinfo.ch