Kosova
Inxhinierja shqiptare diplomon në MIT, një tjetër histori suksesi nga Amerika
Shqiptarja, Era Syla diplomon në një nga universitetet më të mira në botë
Era Syla është bërë studentja e parë nga Kosova që diplomohet nga prestigjiozi Massachusetts Institute of Technology (MIT), në degën Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri. Kjo arritje shënon një moment historik për arsimin në vendin tonë dhe një shembull frymëzues për të rinjtë shqiptarë, shkruan albinfo.ch.
Përmes përkushtimit dhe punës së palodhur, Era ka hyrë në mesin e talenteve të rralla që arrijnë të përfundojnë një program kaq të vështirë në një nga universitetet më të mira në botë.
“Është një ndjesi që nuk përshkruhet me fjalë, shpresoj që çdo i ri në Kosovë ta besojë veten dhe të synojë lart,” tha Era pas diplomimit.
E ardhmja e saj në teknologji dhe inovacion sapo ka filluar, por ndikimi i saj tashmë është i dukshëm: një model për guxim, ambicie dhe sukses. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto











