Futboll
Interi dhe Milani barazojnë në derbin miqësor të luajtur në Australi
Dy rivalët e mëdhenj të futbollit italian e nisën sezonin me një barazim 1:1 në ndeshjen e zhvilluar në Perth.
Interi dhe Milani janë ndarë në barazim 1:1 në derbin e parë të sezonit 2026/27, të zhvilluar në kuadër të turneut parasezonal në Perth të Australisë, përcjell albinfo.ch.
Interi kaloi në epërsi në pjesën e parë falë një goli të Marcus Thuram, duke e mbyllur 45 minutëshin e parë me avantazh minimal.
Milani reagoi në pjesën e dytë dhe arriti të barazojë rezultatin në minutat e fundit të takimit, kur Christopher Nkunku u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke vulosur rezultatin përfundimtar 1:1.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin Optus Stadium në Perth, në prani të mijëra tifozëve, dhe shërbeu si një test i rëndësishëm për të dy skuadrat para fillimit të sezonit të ri.
Të dy trajnerët shfrytëzuan takimin për të provuar skema të ndryshme loje dhe për t’u dhënë minuta lojtarëve të rinj dhe përforcimeve të afruara gjatë afatit kalimtar veror.
E-Diaspora
-
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës Gjatë intervistës atij i ishin bërë 48 pyetje, ndërsa Gjykata Administrative e Aargaut konstatoi se 23... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Ekstradohet nga Spanja në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë -
Gjermani
Aksidenti tragjik në Gjermani, ambasadori Ajeti: Jemi në kontakt me autoritetet gjermane -
Kolona kilometërshe në kufirin Serbi–Kroaci, mërgimtarët përballen me pritje të gjata
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C














