Lajme
INSTAT: “Diaspora e Shqipërisë në shifra”
Në vitin 2019, sipas vlerësimeve të tërthorta, numri i diasporës së re llogaritet të jetë rreth 1,64 milionë shtetas jashtë vendit ose rreth 36 % të shtetasve shqiptarë gjithsej
Në kuadër të zbatimit të Strategjisë Kombëtare të Diasporës, INSTAT publikon raportin “Diaspora e Shqipërisë në shifra”. Qëllimi i raportit është vlerësimi i numrit të Diasporës shqiptare dhe karakteristikat bazë demografike dhe sociale të diasporës, transmeton albinfo.ch.
Diaspora e vlerësuar nga INSTAT përllogaritet 1.641.354 individë jashtë territorit të Shqipërisë, ku 862.622 individë janë meshkuj dhe 778.732 janë femra. Gjatë vitit 2019 shohim një shtim të diasporës me rreth 3,6 %. Meshkujt në diasporë kanë pasur një rritje më të madhe me rreth 4,1% nga femrat që e kanë rreth 3%.
Nga ana tjetër, të dhënat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Instituteve të Statistikave të vendeve të tjera ndihmojnë për ilustrim në lidhje me destinacionet më të rëndësishme për emigrantët shqiptarë.
Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara për vitin 2019, numri i emigrantëve shqiptarë në botë është rreth 1,2 milionë. Italia dhe Greqia kanë përqindjen më të madhe të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit (rreth 75 për qind). Ato ndiqen nga SHBA, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Belgjika etj. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












