Lajme
Iniciativa për sigurinë ushqimore dështon, shoqata ngre padi për mungesë nënshkrimesh
Iniciativa për sigurinë ushqimore në Zvicër ka dështuar pasi nuk ka arritur numrin e kërkuar të nënshkrimeve.
Sipas një rinumërimi të urdhëruar nga Këshilli Federal, nga rreth 98,000 nënshkrime të certifikuara, 96,200 janë shpallur të vlefshme, duke mbetur nën pragun prej 100,000 nënshkrimesh të nevojshme për suksesin e iniciativës.
Shoqata që qëndron pas iniciativës ka shprehur mosbesim ndaj rezultateve dhe ka paraqitur një padi penale kundër personave të panjohur në Prokurorinë Federale. Sipas saj, nga informacionet e mbledhura në mbi 240 komuna, rezultojnë të paktën 5,000 nënshkrime të certifikuara që nuk figurojnë në shifrat përfundimtare.
Mospërputhje janë raportuar veçanërisht në kantonet Cyrih, Friburg, St. Gallen dhe Solothurn, ku komunat dyshohet se kanë regjistruar më shumë nënshkrime sesa janë dorëzuar në Kancelarinë Federale.
Shoqata për GMO-free food kërkon sqarim të plotë nga autoritetet dhe po shqyrton edhe ankimimin në Gjykatën Federale.
Nga ana e saj, Kancelaria Federale i ka hedhur poshtë akuzat për humbje të listave të nënshkrimeve, duke theksuar se komunat i dorëzojnë ato te organizatat e iniciativës, të cilat janë përgjegjëse për ruajtjen dhe dorëzimin e tyre. Vetëm nënshkrimet e dorëzuara zyrtarisht mund të numërohen në proces.
E-Diaspora
-
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani Akademikja nga Kosova ndau përvojën dhe njohuritë e saj me studentët e programit DaZ/DaF në një... -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë -
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa













