Lajme
Iniciativa për pensionimin në moshën 66 vjeçare vjen para votuesve zviceranë
Nisma bën thirrje që mosha e pensionit në Zvicër të rritet gradualisht nga 65 në 66 vjet dhe më pas të lidhet me jetëgjatësinë e popullatës
Elektorati zviceran ka mundësi të vendosë për nismën e pensionit, të iniciuar nga të rinjtë liberalë (të partisë FDP).
Sipas asaj që kanë deklaruar, të rinjtë liberalë kanë mbledhur mbi 130,000 nënshkrime për nismën e pensionit. Me këtë shifër, iniciativa mund të dalë në votim, shkruan SDA.
Ata duan ta paraqesin iniciativën në Kancelarinë Federale në mes të korrikut, njofton Partia e Liberalëve të rinj të premten në Twitter, transmeton albinfo.ch. Nisma bën thirrje që mosha e pensionit në Zvicër të rritet gradualisht nga 65 në 66 vjet dhe më pas të lidhet me jetëgjatësinë e popullatës.
Në mënyrë të veçantë, sipas tekstit të iniciativës, të rinjtë liberalë kërkojnë që mosha e pensionit të grave të rritet në 65 vjeç si hapi i parë. Ndërsa mosha e pensionit për gratë dhe burrat do të rritet gradualisht në 66 vjet. Kjo duhet të arrihet në vitin 2032.
Mosha e pensionit duhet të rritet më pas me nga 0.8 muaj për çdo muaj shtesë të jetëgjatësisë mesatare të ppullatës. Bazuar në prognozat e qeverisë federale, iniciatorët kanë llogaritur që në vitin 2043 do të arrihet mosha e pensionit me 67 vjet ndërsa në vitin 2056 pensionimi do të bëjhet në moshën 68 vjeçare.
Mosha e pensionit do të duhet të shpallet pesë vjet më parë. Ky mekanizëm garanton sigurinë e planifikimit për pensionistët e ardhshëm dhe gjithashtu mundëson që të gjithë të mund të kalojnë të paktën 20 përqind të jetës së tyre në pension.
Lidhja midis jetëgjatësisë dhe moshës së pensionit është diskutuar për një kohë të gjatë, përcjell albinfo.ch. BDP (sot “Die Mitte”) kishte paraqitur tashmë një mocion në vitin 2012 me këtë kërkesë, por ishte mbivotuar në Dhomën e Kantoneve të Parlamentit Federal.
Iniciativa për pensione e të rinjve liberalë nuk ka filluar pa shkaktuar zhurmë. Të rinjtë e BDP (“Mitte”), CVP (“Mitte”), EVP, GLP dhe SVP akuzojnë të rinjtë e FDP-së për planifikimin e iniciativës më vete pavarësisht nga marrëveshja paraprake.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve














