Kosova
Rënie e importeve nga Serbia e Bosnja prej 1 milion, në 8 mijë euro në ditë
Për t’i ikur taksës 100 për qind, tentimet e futjes së mallrave me origjinë serbe ilegalisht në Kosovë përmes veriut nuk kanë qenë të pakta.
Prej kur është vënë kjo masë mbrojtëse, afro gjashtë muaj më parë, Dogana ka arritur t’i identifikojë mbi 230 raste të kontrabandës, prej tyre 70 vetëm nga pjesa veriore, raporton KTV, përcjell Albinfo.ch.
Për dallim para vënies së kësaj takse, kur Dogana e Kosovës ka regjistruar të hyra milionëshe të produkteve serbe në Kosovë, gjatë kësaj periudhe, zyrtarë të saj thonë se importi nga Serbia dhe Bosnja është nën minimalen e mundshme.
Sipas Stavilecit, brenda ditës, nga këto dy shtete hyjnë mallra në vlerë prej rreth 7 mijë deri në 8 mijë eurosh nga mbi një milion sa ishte para taksës 100 për qind.
Në anën tjetër, 6 maji ishte dita e fundit e ultimatumit që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i kishte dhënë qeverisë së Kosovës për ta hequr taksën.
Vuçiqi kishte deklaruar se nëse një gjë e tillë nuk ndodh, do të merren masa ndaj Kosovës.
Por, zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi, ka thënë se kjo teori e shtetit të Serbisë ka rënë në Samitin e Berlinit, duke mos dashur të flasë më tepër lidhur me këtë çështje.
Ndërsa, këshilltari i kryeministrit, Haki Shatri, tha se Serbia nuk mund t’i japë Kosovës asnjë ultimatum.
Sidoqoftë. vënia e taksës ndaj mallrave serbe dhe boshnjake u ka ndihmuar bizneseve kosovare që të kenë shitje më të madhe të produkteve të tyre.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur Vallet dhe traditat shqiptare prezantohen nga ansambli “Trojet” në një mbrëmje ndërkulturore me pjesëmarrjen e komuniteteve... -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Austri
-
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare Konferenca Ekonomike B2b pritet të bashkon mbi 400 biznese shqiptare nga diaspora dhe trojet shqiptare... -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit












