Kosova
I drejtohen Gjykatës Kushtetuese, por pa ‘efekt’
Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) sqaroi për Radion Evropa e Lirë se një qytetar apo avokat nuk mund të inicojë rast për këtë proces në Kushtetuese
Dy persona i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese të mërkurën lidhur me moszbatimin e aktgjykimit të saj për afatin e zgjedhjes së presidentes, por njohësit e çështjeve juridike thonë se iniciativat e tyre nuk nisin vetvetiu procedurë të re në këtë gjykatë.
Avokati Arianit Koci njoftoi se kishte depozituar në Gjykatën Kushtetuese një njoftim lidhur me, siç tha ai, moszbatimin e aktgjykimit për zgjedhjen e presidentes.
Kjo gjykatë kishte përcaktuar se afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit përfundonte më 6 tetor, por votimi për presidenten përfundoi pas mesnatës, në 00:07, raporton Evropa e Lirë, transmeton albinfo.ch.
Ndërkaq, ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti që më vonë i ishte bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës, Durim Berisha, tha se po ashtu i është drejtuar kësaj gjykate me një parashtresë për “mospërmbarimin” e aktgjykimit të 29 shtatorit.
Përmes parashtresës, ai i kërkoi Gjykatës Kushtetuese që të përmbushë rolin e saj si “gardian i Kushtetutës”, dhe që, sipas detyrës zyrtare, të nxjerrë aktvendim me të cilin do të konstatonte se aktgjykimi i saj nuk është zbatuar dhe Kuvendi është shpërndarë.
Por, Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) sqaroi për Radion Evropa e Lirë se një qytetar apo avokat nuk mund të inicojë rast për këtë proces në Kushtetuese.
“Një qytetar apo avokat mund ta njoftojë Gjykatën, por nuk mund të kërkojë në emër të vet vlerësimin abstrakt të kushtetutshmërisë së veprimeve të Kuvendit. Për këtë kërkohen palët e autorizuara nga Kushtetuta, ndër to të paktën dhjetë deputetë të Kuvendit”, tha Jakaj.
Sipas tij, një njoftim i tillë mund të shërbejë si sinjalizim për moszbatimin e një aktgjykimi, por nuk përbën një kërkesë formale që e detyron Gjykatën Kushtetuese të hapë një rast të ri.
Kush mund të parashtrojë rast në Kushtetuese?
Ai tha se, për rastin konkret, mund të kërkohet sqarim edhe nga Gjykata Kushtetuese, duke pasur parasysh zhvillimet pas përfundimit të afatit të përcaktuar prej saj.
“Aktgjykimi i kësaj gjykate e kishte përcaktuar qartë se afati për zgjedhjen e Presidentit përfundonte më 6 tetor dhe se procedura duhej të zhvillohej e të përfundohej brenda këtij afati”, tha Jakaj.
Ndërkohë, Avokati i Popullit tha për REL-in se nuk ka nisur ndonjë procedurë lidhur me këtë çështje dhe se, për momentin, nuk po shqyrton inicimin e një rasti në Gjykatën Kushtetuese. “Aktualisht nuk kemi pranuar ndonjë kërkesë lidhur me këtë çështje dhe nuk jemi duke e shqyrtuar atë në procedurë të veçantë”, thuhet në përgjigjen e Institucionit të Avokatit të Popullit për REL-in.
Ky institucion shtoi se do ta përcjellë zhvillimin e çështjes dhe, nëse paraqitet një çështje konkrete që hyn në mandatin dhe kompetencat e tij, do ta vlerësojë atë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin.
“Në vlerësimin e çdo situate konkrete duhet të merret parasysh edhe ndikimi që ajo mund të ketë në ushtrimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Funksionimi efektiv i institucioneve është një interes i rëndësishëm publik dhe një parakusht për ushtrimin dhe mbrojtjen efektive të të drejtave të qytetarëve”, thuhet tutje në përgjigje.
Në anën tjetër, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, tha qysh dje se kjo parti nuk do të iniciojë rast në Gjykatën Kushtetuese lidhur me zgjedhjen e presidentes pas përfundimit të afatit.
Njohësi i zhvillimeve, Eugen Cakolli, shkroi në Facebook se të vetmit që mund ta dërgojnë këtë rast në Kushtetuese janë së paku dhjetë deputetë dhe ata duhet ta bëjnë brenda tetë ditësh.
“Nëse brenda këtij afati nuk parashtrohet kërkesë, kjo rrugë e kontestimit mbyllet”, shkroi Cakolli.
E-Diaspora
-
Dy kushërinj shqiptarë dënohen në Lucern për trafik droge dhe pastrim parash Njëri u dënua me tre vjet burgim, nga të cilat 18 muaj do t’i vuajë, ndërsa... -
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë -
“15 vjet albinfo.ch”, motoja e numrit më të ri të magazinës albinfo.ch -
Zvicër
Pronari shqiptar përballet me grabitësin në piceri në Zvicër: Ia mora thikën që të mos e vriste vajzën -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”












