Shkurt.ch
Humbin jetën dy alpinistë japonezë
Aksidenti ka ndodhur në mbrëmjen e të premtes por vetëm në mëngjesin e sotëm është arritur të shihen nga helikopteri dy të pësuarit. Forcat e shpëtimit kanë arritur t`i gjejnë trupat e pajetë
Dy alpinistë japonezë, një burrë 73 dhe një grua 55 vjeçe, kanë humbur jetën të premten në afërsi të majës së njohur Mönch të Alpeve, në Kantonin e Bernës, duke rënë në një hon të thellë.
Të premten rreth orës 19 e 30 policisë Kantonale të Bernës i ka ardhur lajmi për pësimin e alpinistëve në fjalë, shkruan srf.ch. Policia së bashku me stacionin SAC të shpëtimit në Lauterbrunnen dhe Air Glaciers (me helikopter) është vënë në aksion të kërkimit.
Gjatë mbrëmjes dhe natës në vijim janë bërë kërkime intensive si këmbë ashtu dhe nga ajri, me helikopter, por për shkak të motit të ligë ishte e vështirë të gjenin viktimat, transmeton albinfo.ch. Vetëm në mëngjesin e sotëm është arritur të shihen nga helikopteri dy të pësuarit. Forcat e shpëtimit kanë arritur t`i gjejnë trupat e pajetë
E-Diaspora
-
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike Gjin Lipa po tërheq vëmendjen në muzikë, në lidhje prej më shumë se një viti me... -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C











