Lajme
Greqi: Humbin jetën 6 turistë nga një stuhi, ndër ta dy fëmijë
Si pasojë e një stuhie në Greqi, kanë humbur jetën gjashtë persona
Këto janë imazhet tronditëse të asaj që ndodhi në Halkidiki të Greqisë, katastrofë e shkaktar nga moti i keq që vrau gjashtë persona dhe plagosi njëqind të tjerë, përcjell albinfo.ch.
Të vdekurit janë të gjithë turistë: Dy çekë në një kamping, një rumune 54 vjeçe me djalin e saj 8-vjeçar dhe një rus 39-vjeç me djalin e tij 2-vjeçar.
Brenda pak minutash nuk mbeti asgjë më këmbë nga erërat e egërsuara që përfshinë rajonin. Dëshmitarë thanë se u formuan edhe tornado.
Sekretariati i Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile dhe Rajoni i Maqedonisë Qendrore kanë ngritur në gatishmëri të gjitha shërbimet.
Në informacionin e dhënë nga ministri i Mbrojtjes Qytetare, Mihalis Chrisochoidis, pas takimit emergjent në zonë, thuhet: “Mjetet e emergjencës civile kanë punuar me vetëmohim që nga momenti i parë që ishin njoftuar për ofrimin e ngjarjeve ekstreme të motit. 150 persona, 55 automjete zjarrfikëse, 40 makina të qarkut dhe 100 persona janë në veprim”.
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten












