Shkurt.ch
Humb jetën një skitar
Pasditen e të shtunës në zonën e skijimit të regjionit te Bernës, Berner Oberland, ka humbur jetën një skitar si pasojë e një aksidenti me ski.
Sipas informatave të para që ka ofruar Policia Kantonale e Bernës, viktima ka qenë nga kantoni St Gallen, bën të ditur srf.ch. Ai, pak pas orës 17 ishte duke skijuar në shtegun Lauberhornstrecke në Wengen të Bernës, kur, për shkaqe ende të panjohura ka dalë nga pista. Pastaj ai është rrëzuar në një thellësi prej rreth 20 metrash. Ndihma e parë, përkundër rianimacionit të bërë nuk ka arritur t`ia shpëtojë jetën, kështu që skitari ka vdekur në vendin e fatkeqësisë.
Po të njëjtën ditë në një regjin tjetër të sporteve dimërore, në Flumserberg, brenda dy orëve janë ndeshur në mes vete në disa raste skitarë dhe snowboarderë. Disa prej tyre kanë pësuar lëndime serioze dhe është nevojitur helikopteri i Rega-s për t`i transportuar në spital.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










