Kosova
Hoti u prit vetëm nga sekretari i Qeverisë
Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti ka marrë detyrën zyrtrarisht sot, edhe pse me një ceremoni më ndryshe.
Ai ka arritur i vetëm në qeveri, me gardë ceremoniale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, por në hyrje te ndërtesës pritej vetëm nga sekretari i qeverisë dhe jo nga paraardhësi i tij, ish-partneri i koalicionit qeverisës, Albin Kurti, përcjell albinfo.ch.
Kurti është shprehur një ditë më parë se nuk do ta pretë Hotin, atë që e ka shkarkuar dhe sipas tij është në mbështetje të presidentit Hashim Thaçi.
Hoti i LDK-së që u zgjedh dje kryeministër, do të mbajë sot mbledhjen e parë të qeverisë.
Hera e fundit kur Hoti ishte në ekzekutiv ishte sa mbante postin e zëvendëskryeministrit në Qeverinë Kurti, dhe që u shkarkua nga shefi i tij i atëhershëm.
E-Diaspora
-
Libra shkollorë për nxënësit shqiptarë në kantonin Aargau Librat janë siguruar përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, në mbështetje të... -
22-vjeçari nga Kosova kërkohet nga policia gjermane pas sulmit me thikë ku vdiq një 15-vjeçar -
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje












