Lajme
Kosova falënderon Austrinë për mbështetje
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.
Hoti ka falënderuar ambasadorin Weidinger për mbështetjen e vazhdueshme që Austria i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset e rëndësishme, nëpër të cilat ka kaluar vendi ynë.
Duke e vlerësuar veçanërisht të rëndësishëm partneritetin dhe miqësinë e Kosovës me Austrinë, kryeministri Hoti e njoftoi ambasadorin Weidinger për zhvillimet e përgjithshme në vend, me theks të posaçëm në përkushtimin e Qeverisë për menaxhimin e pandemisë Covid-19, por edhe masat që po ndërmerren për rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit, fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, agjendën e reformave evropiane, procesin e dialogut me Serbinë etj.
Ndërsa, ambasadori Weidinger e falënderoi kryeministrin Hoti për pritjen dhe shprehu zotimin e Austrisë për fuqizimin e partneritetit dhe intensifikimin e bashkëpunimit në mes të dyja vendeve.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











