Lajme
Hoti: Jemi në shqyrtim të masave të reja
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, kanë vizituar sot Spitalin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Pas vizitës, Hoti theksoi se do t’i qëndrojnë afër Ministrisë së Mbrojtes, por edhe FSK-së për ngritjen e kapaciteteve që ta përballojmë situatën me pandeminë Covid-19.
“Së bashku me ministrin Zemaj inspektuam Spitalin ushtarak për të parë kapacitet që FSK do t’i vërë në dispozicion të qendrës spitalore në rast se kemi nevojë t’i përdorim edhe këto kapacitete. Do t’i qëndrojmë afër Ministrisë së Mbrojtjes për t’i ngritur kapacitet që të përballojmë situatën në të cilën po kalojmë. Duhet të përgatitemi për të gjitha variantet që mund t’i kemi në javët dhe muajt e ardhshëm”, tha Hoti, përcjell albinfo.ch.
I pyetur rreth masave të reja që pritet të merren në kuadër të luftimit të pandemisë COVID-19, kryeministri Hoti theksoi se janë në shqyrtim të listave të propozuara nga IKSHPK-ja.
“Jemi duke e shqyrtuar një masë të re të listave të propozuar nga IKSHPK, jemi në proces dhe pas kësaj ngjarje do të kemi një konsultim me kabinetin qeveritar. Do të bëjmë të gjitha konsultimet e nevojshme me partnerët e koalicionit, por edhe me aktorët e tjerë, me Shoqatën e gastronomëve, për të marrë vendime të duhura në luftimin e kësaj pandemie”, u shpreh Hoti, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri shtoi se fjalën e fundit për këtë e japin profesionistët shëndetësorë.
Kujtojmë që mbrëmë në një emisione televiziv drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, Naser Ramadani, ka thënë se i ka rekomanduar ministrit Zemaj vetizolim njëjavor për të gjithë qytetarët që kthehen nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia.
Ministri Zemaj dje ka paralajmëruar se do të ketë shtrëngim të masave, të cilat sipas tij, priten të hyjnë në fuqi që nga sot.
Mediat në Kosovë kanë raportuar se është përgatitur edhe një propozim – vendim në të cilin propozohen rekomandimet e bëra nga Ramadani.
Ndryshe Kosova dy javët e fundit është ballafaquar me mbi 200 raste pozitive në ditë.
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
“Kino Kosova”: Një realitet filmik i shikuar nga perspektiva femërore
-
Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez
Jeta në Austri
-
Cila është vaksina e rriqrave në Austri dhe a duhet ta merrni atë? Me rritjen e temperaturave dhe fillimin e sezonit të rriqrave, cila është vaksina e Austrisë ndaj...
-
Si të mos ‘përplaseni’ nga një tren austriak i mbipopulluar?
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri?
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?