Lajme
Hoti e Vuçiq flasin nesër në samitin virtual të liderëve të Ballkanit Perëndimor
Këshilli Atlantik ka paralajmëruar se nesër do të mbahet një samit virtual me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Në samit do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, si dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Përpos Kosovës dhe Serbisë, në këtë samit do të marrin pjesë edhe Shqipëria, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut.
Në njoftimin e Këshillit thuhet se folësit kryesorë do të jenë Avdullah Hoti, Aleksander Vuçiq, Stevo Pendarovski, Zoran Tegeltija dhe Dragica Sekulic.
Tutje Këshilli Atlantik njofton se lidhur me këtë samit, gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor janë pajtuar për veprime praktike për të çuar përpara bashkëpunimin rajonal ekonomik.
“Këta hapa konkretë do të ndihmojnë rajonin të dalë nga ndikimi shkatërrues i COVID-19 me mundësi më të mëdha të zhvillimit ekonomik. Kjo marrëveshje do të tregojë përkushtimin e udhëheqësve për të nxitur rritjen ekonomike duke ndjekur lëvizjen e lirë të mallrave, personave dhe shërbimeve përtej kufijve të rajonit. Masa gjithashtu do të vërë në lëvizje një plan të rëndësishëm për tërheqjen e investimeve të huaja dhe përshpejtimin e vendosjes efektive të fondeve të rimëkëmbjes nga COVID-19″, thuhet në njoftimin e Këshillit Atlantik, përcjell albinfo.ch.
Këshilli Atlantik është një organizatë jopartiake me bazë në kryeqytetin amerikan Washington D.C.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













