Shkurt.ch
Hoteli zviceran “i çon hebrenjtë nën dush” dhe shkakton skandal politik
“Mysafirëve tanë hebrenj: Ju lutemi bëni dush para dhe pas notit në pishinën tonë”. Kjo porosi ka ngjallur reagime të ashpra në Izrael, ku është cilësuar si fyerje antisemitiste
Një mbishkrim i shkruar në hyrje të pishinës së një hoteli në Arosa të Graubündenit të Zvicrës është shndërruar pothuaj në një skandal politik në mes të dy vendeve. “Mysafirëve tanë hebrenj: Ju lutemi bëni dush para dhe pas notit në pishinën tonë”. Kjo porosi ka ngjallur reagime të ashpra në Izrael, ku është cilësuar si fyerje antisemitiste. Puna ka shkuar deri aty sa që për mbishkrimin ka reaguar edhe zëvendësministrja e Izraelit, e cila ka kërkuar një kërkim faljeje nga Qeveria e Zvicrës, shkruajnë mediat zvicerane sot.
Ndërsa me reagimin e ambasadorit izraelit në Zvicër, është hequr pllakati i përmendur.
Teksti i përmendur, me ose pa qëllim, i thërret kujtesës historike, respektivisht “detyrimi” për të bërë dush të kujton detyrimin e hebrenjve për të shkuar në dhomat e gazit, në kampet naziste të përqendrimit, shkruan albinfo.ch.
Ndërkaq Ruth T., gruaja që e ka shkruar këtë tekst problematik, thotë se nuk ka pasur qëllim të keq, ndonëse pranon se ajo që ka dalë, mund të keqkuptohet. Ruth thotë se shumica dërmuese e mysafirëve në shtëpinë me apartamente pushimi janë hebrenj. Ajo ka vënë re se disa nga mysafirët nuk bënin dush para dhe pas notit, prandaj e ka shkruar këtë vërejtje, transmeton albinfo.ch. Por, Ruth pranon se më e mençur do të ishte të mos apostrofohej një grup etnik, si në këtë rast hebrenjtë, që të mos kishte keqkuptime.
E-Diaspora
-
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave Mbi 120 fluturime direkte nga Gjermania drejt Kosovës j... -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C













