Lajme
Hoteli luksoz në Graz lëshon për tri ditë të gjitha dhomat falas për turistë
Një pronar i një hoteli luksoz në Graz të Austrisë ka vendosur që për tri ditë të lëshojë falas për turistë 68 dhomat e hotelit të tij me 4 yje. Kjo ka për qëllim të tërheqë vëmendjen pas sfidës me përballjen e Covid -19.
Është një veprim i pazakontë, me të cilin pronari i hotelit, Philipp Florian, dëshiron të stimulojë përsëri turizmin në qytetin e tij pas bllokimit nga koronavirusi, shkruan gazeta austriake, grazer.at, përcjell Albinfo Austria.
Në faqen e tij të Facebook-ut “Parkhotel Graz” dhuron për fundjavën e festës së Rrëshajave “Pfingstwochenende” (nga 29 deri më 31 maj 2020) të gjitha 68 dhomat dhe apartamentet e hotelit me 4 yje superiore – përfshirë edhe Suitet, në të cilat presidentë dhe yje ndërkombëtarë kanë kaluar netët e shumta gjatë traditës së këtij hoteli që ka një histori prej 450 vjetëve.
Me këtë ofertë, Floriani dëshiron të tërheqë vëmendjen ndaj situatës sfiduese me të cilën u përball industria e hotelerisë austriake – dhe veçanërisht industria e hotelerisë së Grazit – para rihapjes së planifikuar pas mbylljes së koronës. “Kur shikoj librin e rezervimeve, shoh pothuajse të gjitha faqet bosh. Do të duhet një përpjekje sociale, por mbi të gjitha, një përpjekje politike për të mbajtur të gjallë turizmin në Austri”, thotë Florian.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










