Lajme
Homazh për Ueli Leuenberger: Faleminderit Ueli !
Militant i palodhur, politikan i vendosur, kuzhinier i talentuar por edhe pedagog i vlerësuar, miku ynë Ueli Leuenberger do të largohet nga Këshilli Kombëtar pas dymbëdhjetë vjetësh edhe një angazhimi të jashtëzakonshëm, veçanërisht në fushat e preferuara të tij, çështjet e migrimit edhe të drejtësisë sociale.
Shumë mediatik si president i të Gjelbërve zviceranë, ai e bëri partinë tonë më të njohur në skenën kombëtare por edhe lehtësoi afrimin e seksionin tonë kantonale me atë të qytetit Bern që është federal.
Flet tre gjuhe te huaja në mënyrë të përsosur, ndihet rehat edhe te emisioni Infrarouge por edhe te Arena. Është pa dyshim i vetmi politikan në Zvicër, mos të them në botë që ka aftësinë të luaj me fjalët në të treja gjuhët pavarësisht se kush është bashkëbiseduesi i tij.
Çfarë duhet të mbajmë mend nga kalimi i tij në Këshillin Kombëtar ?
Njohuritë mbresëlënëse rreth migrimit global, mbrojtjen e palodhshme ndaj emigrantëve, në veçanti të atyre pa zë edhe pa letra. Refuzimin që të heq dorë përpara padrejtësive të botës tonë, opozitën e vendosur në lidhje me energjinë bërthamore ose rëndësinë që ka për atë transparenca edhe ndershmëria në politikë në kuadrin e komisionit të menaxhimit janë disa nga aspektet e shumta të angazhimit të tij.
Për Uelin nuk ekzistojnë padrejtësi te vogla, të gjitha padrejtësitë janë të papranueshme ,të drejtat njerëzore nuk janë por edhe nuk do të jenë kurrë të negociueshme.
Ueli ka luftuar pa pushim për dinjitetin njerëzor këto dymbëdhjetë vitet e fundit të mandatit nën “kupolën” e pallatit federal, para Këshillit të qytetit të Gjenevës por edhe atë të Parlamentit Kantonal.
Është pa dyshim, gjatë karrierës së tij profesionale që ai e ka gjetur forcën bindëse që e shndërroj atë në një politikan të kalitur edhe në një diskutues të rrezikshëm.
Me kënaqësi të madhe edhe në emrin tuaj do ta nderoj gjatë Kongresit tonë.
Fabienne Bugnon
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci











