Sport
Historike: Kosova kualifikohet nga vendi i parë
Kosova mundi Qipron 1:0 dhe është kualifikuar në rrethin e ardhshëm për grupmoshat U-17
Përfaqësuesja U17 e Kosovës ka arritur fitore të rëndësishme në kualifikimet për Evropianin 2019 duke e mposhtur Qipron me rezultat 1:0.
Milot Avdyli ishte golashënues i vetëm në këtë takim, për t’ia siguruar Kosovës kualifikimin në raundin elitar për Evropianin U17, përcjell albinfo.ch.
Kosova tani ka gjashtë pikë në pozitën e parë, një më shumë se Skocia në pozitën e dytë, derisa Zvicra numëron katër sosh.
Në takimin e parë, Kosova ishte mundur nga Skocia me rezultat 2:1, derisa në ndeshjet e dytë kishin arritur fitore të madhe ndaj Zvicrës.
Djelmoshat e Besnik Kollarit kanë treguar paraqitje shumë të mirë në këtë turne, dhe Kosova po dëshmon se ka shumë talente në futboll.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













