Bota
Historia e katedrales Notrë Dame, pse është kaq e rëndësishme për Evropën
Kjo katedrale pret sot rreth 13-14 milionë vizitorë në vit, që e bën monumentin më të vizituar në Paris dhe gjithë Evropën
Bota është shokuar me zjarrin që kaploi katedralen në Paris. Kjo katedrale ka një histori të pasur dhe për këtë arsye, kanë reaguar të gjithë, pasi ishte një ditë e zezë për artin në Evropë dhe botë.
Katedralja Notrë Dame në Paris, shkurt Notrë Dame, është katedralja e dioqezës së kryepeshkopit të Parisit, në Francë.
Ajo ndodhet në lindje të Ishullit të Qytetit, në lagjen numër 4 të Parisit dhe është objekti kulturor më i famshëm në Evropë.
Ndërtimi i saj filloi me kërkesë të peshkopit Maurice de Sully dhe zgjati për më shumë se dy shekuj, nga viti 1163 deri në mes të shekullit XIV. Për pasojë nuk ruan një stil uniform. Katedralja ka karakteristika të stilit gotik primitiv dhe gotik rezatues. Dy rozetë që zbukurojnë secilën prej anësoreve janë ndër më të mëdhatë në Evropë dhe secila ka një diametër prej 13 metrash.
Kur përfundoi ndërtimin, katedralja ishte një prej më të mëdhave në Perëndim. Pas rrëmujave të revolucionit, katedralja iu nënshtrua nga viti 1844 deri në 1864 një restaurimi të konsiderueshëm dhe shpesh të kritikuar, nën drejtimin e arkitektit Viollet le Duc, i cili fut elemente dhe motive të pazakonta.
Katedralja që në origjinë është një prej monumeteve më emblematike të Parisit. Për një kohë të gjatë ndërtesa më e lartë në qytet, ajo zë në Paris një vend simbolik dhe është një prej katedraleve më të famshme në botë, transmeton “ATSH”.
Një ndërtesë që i përket besimit dhe trashëgimisë, ajo lidhet me shumë episode të historisë së Francës. Kishë famullitare mbretërore në Mesjetë, ajo do të presë ardhjen e kurorës së shenjtë ose kurorës së Krishtit në vitin 1239, shumë vite më vonë, këtu do të kurorëzohet Napoleon Bonaparti në vitin 1804, pagëzohet duka i Bordosë në 1821, funeralet e presidentëve francezë Adolphe Thiers dhe Sadi Carnot.
Nën kupolën e saj u këndua një manjifikat kur u çlirua Parisi, më 26 gusht 1944. Aty u zhvilluan ceremoni fetare pas vdekjes së gjeneralit De Gaul (1970), Georges Pompidou (1974) dhe të François Mitterrand (1996).
Në letëri, ajo figuron kryesisht në qendër të romanit të Viktor Hygo, “Katedralja e Parisit”, e botuar në vitin 1831.
Kjo katedrale pret sot rreth 13-14 milionë vizitorë në vit, që e bën monumentin më të vizituar në Paris dhe gjithë Evropën. Në vitin 2013, u festua 850 vjetori i ndërtimit të saj.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













