Shqipëria

Helvetas dhe RisiAlbania ju urojnë mirëseardhjen!  

Qëllimi i kësaj reviste është t`ju  japë një panoramë të asaj çfarë Shqipëria ka për të ofruar. Në të vërtetë Shqipëria është një vend i mrekullueshëm, vendi në të cilin Helvetas dhe në veçanti ekipi i “RisiAlbania” kanë kënaqësinë t’ju urojnë mirëseardhjen

E nderuar lexuese, i nderuar lexues,

Ndoshta keni dëgjuar për “Sekretin e fshehur  të Mesdheut”? Ose për “Perlën e re të Adriatikut”? Me shumë gjasa jo, apo të keni dëgjuar  fjalë lavdie mbi Shqipërinë.

Qëllimi i kësaj reviste është t`ju japë një panoramë të asaj çfarë Shqipëria ka për të ofruar. Në të vërtetë Shqipëria është një vend i mrekullueshëm, vendi në të cilin Helvetas dhe në veçanti ekipi i “RisiAlbania” kanë kënaqësinë t’ju urojnë mirëseardhjen.

Dhe, ne e dimë për çfarë po flasim. Helvetas është e pranishme në Shqipëri prej pothuaj dhjetë vjetësh, sikundër dhe në katër vende të tjera të Ballkanit Perëndimor.

 

Është e vërtetë se Shqipëria ballafaqohet me disa sfida, sikundër është shkalla e lartë e emigracionit të të rinjve, që po ia varfëron burimet njerëzore vendit. Për këtë arsye ne, në përputhje me mandatin tonë të veprimit me Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe me partnerët tanë institucionalë jemi të përqendruar në disa fusha veprimi si qeverisja dhe menaxhimi në nivel vendor, hulumtimi dhe stimulimi për krijimin e vendeve të punës për të rinjtë.

Projekti ynë “RisiAlbania” që po zbatohet në bashkëpunim me organizatën jofitimprurëse  “Partners Albania”, fokusohet pikërisht në arritjen e objektivit të fundit, atë të krijimit të vendeve të punës për të rinjtë.

Është e vërtetë gjithashtu që sfidat shpeshherë ofrojnë mundësi të panumërta për inovacion dhe rritje. Me këtë vizion RisiAlbania ka përzgjedhur tre sektorë: agrobiznes, teknologjinë e informacionit dhe komunikimit dhe turizmin e qëndrueshëm, sektorë prioritarë për t’u ofruar të rejave dhe të rinjve mundësi dhe qasje të drejtë në tregun e punës.

Ministri shqiptar i Turizmit dhe Mjedisit, z. Klosi, prezanton në faqen 6-7 të dhënat zyrtare: turizmi është një sektor dinamik që po rritet.

Për RisiAlbania ky fakt ofron mundësi për të krijuar stimuj në tregun e punës, që në fakt është synimi ynë parësor. Një nga drejtimet tona për të arritur këtë është nxitja e sipërmarrjeve që të zhvillojnë produkte, të cilat ndjekin një vizion të përbashkët, atë të turizmit të qëndrueshëm. Me partnerët tanë në sektorin publik, ne ndajmë vizionin e zhvillimit të turizmit i cili krijon përfitime ekonomike, pa shkatërruar burimet natyrore. Për këtë arsye ne mbështetëm nismën “Festat Lokale”, ku në bashkëpunim me autoritetet vendore, u organizuan 21 festivale për t’i dhënë  vlerë Shqipërisë “autentike”: historisë së saj, peizazhit,  traditës  kulinare,  muzikës dhe në mënyrë të veçantë, gëzimit për jetën që përcjellin njerëzit e saj!

Por, e parë nga këndvështrimi juaj, lexues të dashur, ju sigurojmë se bëhet fjalë për shumë më shumë se kaq. Ardhja juaj në Shqipëri nuk është një akt altruizmi. Nëse ju e zgjidhni këtë vend si destinacionin tuaj të ardhshëm, ju presin të papritura: përtej plazheve dhe bregdetit duam t’ju zbulojmë përmes faqeve të kësaj reviste turizmin në veprim, përmes aventurës dhe kulturës të shoqëruar nga tradita e pasur e kulinarisë.  Për ta njohur më mirë Shqipërinë në bashkëpunim me albinfo.ch, duam t’ju prezantojmë  Shqipërinë “tjetër”.

Përveç kësaj, ne duam të shfrytëzojmë mundësinë që t`u drejtohemi lexuesve dhe sipërmarrësve zviceranë që kanë (ose do të kenë) lidhje më të thella me Shqipërinë. Ne duam të forcojmë shkëmbimin mes Zvicrës dhe Shqipërisë përmes nismave të përbashkëta. Nëse keni interes që mund të frymëzojë sipërmarrësit shqiptarë në fusha si agroturizmi, bujqësia, arkitektura, marketingu ose arkitektura e interierit, na kontaktoni ju lutemi në  [email protected]

 

Së bashku me të gjithë bashkëpunëtorët e këtij numri të revistës ju urojmë mirëseardhjen në Shqipëri!

Mirë se vini!

RisiAlbania, një projekt i SDC, zbatuar  nga Helvetas dhe Partners Albania