Kosova
Haxhiu ndërkombëtarëve: Cili shtet do të pranonte gjyqtarë e prokurorë që dirigjohen nga Serbia?
U.d. presidentja thotë se rikthimi i ish-gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë është në kundërshtim me ligjin dhe do të ishte i rrezikshëm.
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se ish-gjyqtarët dhe prokurorët serbë që dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës nuk mund të rikthehen në detyrë, pasi një gjë e tillë, sipas saj, nuk lejohet nga legjislacioni në fuqi, transmeton albinfo.ch.
Në një deklarim për media, Haxhiu u është përgjigjur edhe partnerëve ndërkombëtarë që kanë kërkuar rikthimin e tyre, duke pyetur se cili shtet demokratik do të pranonte që gjyqtarët dhe prokurorët të drejtoheshin nga një shtet tjetër.
“Kush nga partnerët tanë ndërkombëtarë do të lejonte që në shtetet e tyre të kenë gjyqtarë dhe prokurorë që dirigjohen nga një shtet tjetër?”, u shpreh Haxhiu.
Ajo tha se ish-gjyqtarët dhe prokurorët serbë u larguan nga sistemi i drejtësisë pas presionit të Serbisë dhe presidentit Aleksandar Vuçiq, duke shtuar se shumë prej tyre kanë marrë paga dhe përfitime financiare nga Serbia që nga viti 2017, edhe gjatë kohës kur ushtronin funksionet në Kosovë.
Sipas Haxhiut, ekzistojnë gjithashtu dyshime se disa prej tyre kanë marrë pjesë në aktivitete të paligjshme dhe në takime të organizuara nga strukturat serbe, ku janë diskutuar veprime kundër institucioneve të Kosovës, përfshirë bllokimin e rrugëve në veri.
Ajo i bëri thirrje Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) që të veprojë në përputhje me ligjin dhe të mos miratojë rikthimin e ish-gjyqtarëve serbë në sistemin e drejtësisë.
“Nuk dua të mendoj një situatë tjetër, sepse do të ishte e paprecedentë, shumë e rëndë dhe shumë e rrezikshme”, deklaroi Haxhiu.
Ajo shtoi se, nëse kërkesat për lirim nga detyra procedohen, do të nënshkruajë menjëherë dekretet për përfundimin e mandateve të tyre, ndërsa bëri të ditur se janë diskutuar edhe hapat e mëtejmë në rast se KGJK-ja vendos ndryshe./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mbi 8 vjet burg për 23-vjeçarin nga Kosova në Danimarkë, ja për çfarë u dënua Gjykata e Koldingut e shpalli fajtor për trafikim të kokainës, ndërsa vendosi edhe dëbimin e tij... -
Dy shtetas të Kosovës arrestohen në Gjermani pas vjedhjes në një farmaci -
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












