Kosova
Haradinaj ngul këmbë: “Postin e lëshoj, taksën s’e lëviz”
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka theksuar se nëse SHBA-ja kërkon nga ai të heqë dorë nga posti i kryeministrit, do ta bënte një gjë të tillë, por heqjen e taksës nuk do ta bënte as me kërkesën e aleatit kryesor të Kosovës.
Haradinaj tha se nuk e ngre dorën me asnjë kusht për të hequr taksën ndaj Serbisë, ndërsa pozitën do ta linte nëse ia kërkon Amerika.
“Po të vije amerikani e të më thotë, ‘Ramush, a po e lëshon detyrën’, unë largohem. Por nuk e çoj dorën ta heq taksën ndaj Serbisë, unë këtë e kam thënë që nuk e bëj”, tha ai në një intervistë për televizionin publik, shkruan kohanet, përcjell albinfo.ch.
Tutje, Haradinaj foli edhe për mundësinë e largimit të SHBA-së nga KFOR-i dhe baza e Bondsteelit, duke thënë se SHBA-ja nuk i heq trupat e saj nga baza Bonsteel për taksën, por vetëm nëse këtë e kanë në plane të sigurisë së tyre.
“Nëse Amerika e ka në plan ta heqë Bonsteelin, si me taksë, si pa taksë, do ta heqë, nëse nuk e ka në plan ta heqë, nuk do ta heqë. Rrini të qetë, sepse nuk do të ndodhë kjo. Amerika e heq Bonsteelin vetëm nëse e ka në planet e veta që ta heqë, por do të na bëjnë të zotë për t’u mbrojtur, pasi e kemi këtu kufirin me Rusinë. Nuk e heq për taksën. Nuk e them që nuk e ka thënë askush, por nuk bëhen këto punë për taksë”, tha ai.
Kryeministri tha se i beson Amerikës për territorin e Kosovës, ndërsa shtoi se “rreziku është te ne, vetëm nëse ndonjë nga ne shkon e i rren. Rreziku nuk është Amerika, as Evropa, por rreziku jemi ne”.
E-Diaspora
-
Sot, dita e parë e “Verës Poetike të Diasporës” në Prishtinë Organizatorët ftojnë krijuesit, lexuesit dhe dashamirët e letërsisë, veçanërisht fëmijët, të marrin pjesë në aktivitetet e... -
Begaj: Alpet Shqiptare janë urë që bashkon shqiptarët me rrënjët dhe identitetin -
Katër vëllezërit Popova – një histori suksesi që vazhdon prej 27 vitesh -
“Vendlindja ime është tani në Google Maps Street View”, Dua Lipa promovon Prishtinën me një video të veçantë -
Kurti takon shkencëtarin shqiptar nga Universiteti i Cyrihut, diskuton për zhvillimin e inteligjencës artificiale në Kosovë
Jeta në Austri
-
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët Një afat i rëndësishëm po afron për miliona shoferë në Austri. Deri në fillim të vitit... -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër













