Lajme
Haradinaj në Kosovë: Kërkesa për ekstradim ishte thirrje për luftë
Në Prishtinë, Haradinaj u është drejtuar qytetarëve të tubuar, duke thënë se ishte larg Kosovës për katër muaj, por asnjëherë nuk ishte vetëm, pasi që në Colmar ishte në shoqëri të vazhdueshme me njerëzit e diasporës
Pas katër muajsh qëndrimi në Francë, ish kryeministri i Kosovës dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj është kthyer në Kosovë. Ai në aeroportin e Prishtinës është pritur vetëm nga familjarët dhe zyrtarët e partisë së tij, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ndërsa në sheshin “Zahir Pajaziti”, u mblodhën mijëra qytetarë për ta pritur atë.
Haradinaj tha se kërkesa e Serbisë për ekstradim në Beograd, ishte thirrje për luftë.
Kthimi i tij në Kosovë, ka pasuar vendimin e një gjykate franceze në Colmar, e cila ka refuzuar kërkesën e Serbisë për ekstradim, duke e lënë Haradinajn të lirë nga të gjitha akuzat e autoriteteve të Serbisë për, siç thuhej, krime lufte të kryera në periudhën e viteve 1998-1999.
“Kërkesa për ekstradim ishte kërkesë për luftë, dhe nuk jam tallur kur e kam thënë këtë”, ka deklaruar Haradinaj, sipas të cilit, “një armiku si Serbia, nuk guxojmë asnjëherë të mos ia tregojmë vendin dhe një shembull për këtë është Kroacia”.
Në shesh, Haradinaj u është drejtuar qytetarëve të tubuar duke thënë se ishte larg Kosovës për katër muaj, por asnjëherë nuk ishte vetëm, pasi që në Colmar ishte në shoqëri të vazhdueshme të njerëzve nga diaspora. “Për fat të keq edhe njëherë, si dikur u ndjeva pa shtet. Institucionet e Kosovës nuk ishin në nivelin e tyre”, ka thënë Haradinaj.
Liderët aktual në Serbi, Aleksandar Vuçiq apo Ivica Daçiq, theksoi Haradinaj, të prirë nga ish-lideri i tyre Sllobodan Millosheviq kanë provuar t’i vrasin shqiptarët edhe gjatë luftës së fundit.
“Për këtë kam thënë se ekstradimi nënkuptonte shpallje lufte dhe se ne do t’ua bënim edhe më zi atyre”, ka thënë Haradinaj, sipas të cilit, shqiptarët, janë popull paqedashës, por nuk mund të durojnë më, citon REL.
Në fund të fjalimit, janë ndezur edhe fishekzjarre.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka cilësuar vendimin për “lënien të lirë të Ramush Haradinajt, si lehtësues jo vetëm për Ramush Haradinajn dhe familjen e partinë e tij, por është një vendim lehtësues për gjithë popullin e Kosovës”.
Ndalja e tij në Francë për gati 4 muaj, sipas AAK-së, “ka qenë krejt e panevojshme dhe një përpjekje e hapur e Serbisë, që duke e vënë në lajthitje edhe Francën, ta destabilizojë Kosovën”.
Vendimi për rastin Haradinaj, është përshëndetur nga presidenti Hashim Thaçi, i cili e ka cilësuar atë si lajm të mirë për familjen Haradinaj, për bashkëpunëtorët e tij dhe gjithë Kosovën. “Edhe një herë u vërtetua që shpifjet e shërbimeve serbe kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të paqëndrueshme dhe nuk përfillen nga bota demokratike”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Edhe Qeveria e Kosovës ka lëshuar një komunikatë përmes së cilës e përshëndet vendimin e autoriteteve gjyqësore franceze.
“Duke vlerësuar se fletë-arrestet serbe mbi bazën e të cilave është ndaluar z. Haradinaj janë të paligjshme dhe të padrejta, Qeveria e Kosovës konsideron se vendimi i Gjykatës Franceze është konfirmim se e drejta është në anën e z.Haradinaj dhe se fletë-arrestet serbe kundër tij dhe luftëtarëve tjerë të UÇK-së janë politike dhe kanë synime të ulëta”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.
“Duke përgëzuar qytetarët e Kosovës për këtë fitore të drejtësisë mbi përpjekjet manipuluese të shtetit serb, Qeveria e Kosovës shpreh përkushtimin e saj të mëtejshëm për të bërë çdo përpjekje për të pamundësuar forma të tilla të keqpërdorimit të drejtësisë nga ana e Serbisë, në të ardhmen”, përfundon komunikata.
Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përmes rrjetit social Facebook, ka uruar zotin Haradinaj për kthimin në vendlindje.
Për dallim nga Prishtina, lirimi i Haradinajt, në Beograd është pritur si lajm skandaloz.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se për këtë vendim, Serbia do t’i drejtojë Francës një notë proteste. “Qeveria e Republikës së Serbisë e konsideron se ky është një vendim i turpshëm, skandaloz, kundër drejtësisë dhe absolutisht jo i drejtë”, ka thënë presidenti serb, Vuçiq.
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten












