Kosova
Haradinaj kërkoi mbështetjen e Francës në procesin e liberalizimit të vizave
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës zyrtare në Paris është pritur nga ministri i Brendshëm i Francës, Christophe Castaner, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në Kosovë dhe rajon.
Kryeministri Haradinaj fillimisht e ka njoftuar ministrin Castaner, për të arriturat në vendin tonë, për përkushtimin e Qeverisë në forcimin e rendit dhe ligjit, zbatimin e Agjendës së Reformave Evropiane, zhvillimin ekonomik dhe synimin e Kosovës për t’u integruar në BE dhe në NATO.
Në këtë takim, kryeministri Haradinaj ka kërkuar mbështetjen e Francës në procesin e liberalizimit të vizave, si një hap tejet të rëndësishëm për vendin dhe në këtë frymë bashkë me ministrin Castaner ka nënshkruar letrën e qëllimit të mirë, për të luftuar krimin e organizuar, terrorizmin dhe migrimin ilegal.
“Kosova është palë serioze për partneritet dhe se me lëvizjen e lirë, vendet europiane fitojnë më shumë mundësi. Kosova i plotëson kushtet dhe Franca është partneri kryesor drejt përgjigjes finale për lëvizje të lirë”, tha kryeministri Haradinaj.
Kryeministri Haradinaj falënderoi ministrin Castaner për ndihmën e vazhdueshme që Franca i ka dhënë vendit tonë në të gjitha periudhat e shtetndërtimit dhe konsolidimit të institucioneve demokratike, duke theksuar se në këtë fazë të rëndësishme të konsolidimit ndërkombëtar të vendit, partneriteti i shtetit mik vazhdon të jetë i nevojshëm.
Ministri i Brendshëm i Francës, Christophe Castaner, konfirmoi mbështetjen e Francës në rrugën euroalantike të Kosovës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë Një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet













