Lajme
Hapet pika e re shkollore në Niederhasli
Në Niederhasli të kantonit të Cyrihut me iniciativën e Këshillit të prindërve në këtë rajon, të prirë nga Gzime Asani, e mbështetur nga LAPSH-i “Naim Frashëri” nga kantoni i Cyrihut, u bë hapja solemne e edhe një pike shkollore të mësimit në gjuhën dhe kulturën shqipe.
Në ceremoninë e hapjes së kësaj pike shkollore, përpos mësueses Zulhixhe Bajrami, e sapoardhur në radhët e LAPSH-it, e cila do të japë mësim në këtë pikë shkollore, ishte i pranishëm edhe kryetari i LAPSH-it për kantonin e Cyrihut, zotëri Naser Ulaj, sikurse edhe nënkryetari Gëzim Kasumaj.
Po ashtu në këtë ceremoni të hapjes së kësaj pike shkollore morën edhe një pjesë e prindërve që kanë paraqitur fëmijët e tyre për mësim në këtë shkollë. Kryetari Ulaj mbajti një fjalë të shkurtër rasti mbi rëndësinë që ka mësimi në gjuhën amtare dhe përfitimet që kanë nxënësit me këtë rast.
Për prindërit u bë prezantimi i mësueses Zulhixhe Bajrami, e cila ka mbaruar fakultetin e gjuhës dhe letërsisë shqipe, e cila po ashtu nga prizmi i mësimdhënëses njoftoi prindërit dhe fëmijët me programin shkollor që do të zhvillohet me nxënësit. Duke shfrytëzuar këtë mundësi takimi, prindërit zgjodhën edhe kryesinë dhe kryetaren e Këshillit të prindërve për këtë rajon, zonjën Gzime Asani, një veprimtare dhe organizatore shembullore në këtë rajon.
Asani dhe të gjitha zonjat e tjera, nëna të fëmijëve, të cilët do të vijojnë mësimin në këtë shkollë, u zotuan për një intensifikim të mëtejmë të punës edhe me prindër të tjerë, me qëllim që sa më shumë fëmijë të shkojnë në shkollë, për të mësuar gjuhën e tyre amtare. E veçanta e këtij takimi ishin vetë fytyrat e buzëqeshura të nxënësve, të cilët do të vijojnë mësimnxënien në këtë pikë shkollore nga sot e tutje. Ata ishin shumë të interesuar për librat dhe materialin shkollor në gjuhën shqipe.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











