Kosova
Hapet panairi i veshjeve tradicionale
Panairi është hapur në sheshin "Adem Jashari" në Skenderaj
Hapet panairi i veshjeve tradicionaleSot në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj është hapur panairi i veshjeve tradicionale, organizuar nga shoqata “Drugëza” dhe nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës, Bekim Jashari, përcjellë albinfo.ch.
Në këtë panair dyditor marrin pjesë gra nga Prishtina, Kaçaniku, Malisheva, Shtime, Mitrovica, Gjilani, Drenasi dhe Skenderaj, të cilat do të ekspozojnë punimet e veshjeve tona tradicionale.
Në hapje të panairit, kryetari Jashari ka thënë se këto ditë qyteti ynë është nikoqir i shumë aktiviteteve dhe ngjarjeve kulturore, argëtuese e sportive, për nder të ardhjes së bashkatdhetarëve për pushime në vendlindje.
“Panairi është pjesë e aktiviteteve të organizuara, për çka jemi të lumtur që ka mbledhur shumë gra të zonja, të cilat merren me punimin e veshjeve tradicionale, duke e ekspozuar artin e punës së dorës”, ka thënë kryetari Jashari.
Ai ka shtuar se ky aktivitet do të shërbejë gjithashtu që gjenerata e re e shqiptarëve që ka lindur në shtetet larg Kosovës, të njihet për së afërmi me traditën dhe kulturën e pasur të veshjeve tona tradicionale.
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim














