Shqipëria
Hapet ekspozita me foto të çuditshme në Shkodër
Në këtë ekspozitë u publikuan 40 fotografi që datojnë mes viteve 1878-1989
Në Shtëpinë Muze të Pashko Vasës në Shkodër u hap në mbrëmjen e kësaj fundjave ekspozita “Shkodra – familja, kultura, historia ime”.
Për herë të parë në këtë ekspozitë u publikuan 40 fotografi që datojnë mes viteve 1878-1989.
Fotografi të tilla si banda e parë frymore (1878), shfaqja e parë në gjuhën shqipe e tragjedisë “Jul Çezari” të Shakespeare në vitin 1920 nga Shkolla Jezuite etj., dëshmojnë se disa prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore të Shqipërisë janë zhvilluar në Shkodër, shkruan albinfo.ch.
Nga ana tjetër, kontrasti i madh mes periudhave të para dhe pas Luftës së Dytë Botërore (LDB) shpërfaqet në dimensionet e tij më ekstreme në këtë ekspozitë. Krahas fillesave artistike të elitës së muzikës shqiptare, si Prenk Jakova, Ramadan Sokoli etj., në ekspozitë u prezantuan edhe fotografitë e artistëve amatorë të ndërrmarrjeve dhe kooperativave bujqësore të kohës së realizmit socialist.
Një nga fotot më interesante në këtë ekspozitë është ajo e një pllakati të madh reklamues të teatrit “Migjeni” të dhjetorit 1965, ku shkruhet se teatri ofron shfaqje për gratë në orarin e drekës (15:30). Kjo fotografi ka rëndësi për të kuptuar mënyrat dhe mjetet e përdorura për të futur në teatër gratë e një shoqërie ende patriarkale.
Nga ana tjetër, ekspozita synon të mbajë të freskët kujtesën kolektive, përmes orientimit të vëmendjes te vlerat e certifikuara të artit shqiptar, si Palokë Kurti, Çesk Zadeja, Serafin Fanko etj., krejt të panjohur nga brezi i 20-30 vjeçarëve të sotëm.
Me këto prurje origjinale dhe vëmendje maksimale të publikut, ekspozita fotografike “Shkodra – familja, kultura, historia ime” kulmoi aktivitetet në kuadër të Ditëve Europiane të Trashëgimisë Kulturore në Shkodër.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë






















