Shkurt.ch
Hapen qendra të reja për pranim të azilkërkuesve
Janë hapur në Chiasso dhe në Kreuzlingen kapaciteet të reja dhe në Menzinge (Zug) edhe një qendër e re, e përkohshme federale
Federata synon një strukturim të i në fushë të azilit dhe me këtë edhe të shpejtojë në të ardhen procedurat, që do t`i përqendrojë më shumë në qendrat e pranimit në nivel nacional. Për të arritur këtë, në gjashtë regjione të Zvicrës do të ngrihen qendra federale të azilit me gjithsej 5000 vende për azilkërkues.
Ky kapacitet do të mjaftojë për një numër prej maksimalisht rreth 30 mijë azilkëkuesish në vit sa llogaritet se mund të vijnë në Zvicër, ka thënë drejtori i Sekretariatit Federal për Migracion (SEM), Mario Gattiker në intervistën e tij për „NZZ” dhe „Le Temps”.
Sipas tij, procedurat e shkurtuara nënkuptojnë edhe qëndrim më të shkurtër të azilkërkuesve në qendra azili.
Gattiker gjithashtu ka theksuar se atraktiviteti i Zvicrës si vend për kërkim të azilit gjatë viteve të fundit nuk ka shënuar rritje. Kjo nuk ka ndodhur edhe përkundër faktit se shkalla e njohjes së azilit në Zvicë është më e lartë se në shumicën e vendeve tjera.
Në të njëjtën kohë kur po planifikohet grumbullimi i azilkërkuesve në më pak qendra, federata javëve të fundit ka shpërndarë nëpër kantone më shumë azilkërkues se zakonisht.
Arsye për një veprim të tillë ka qenë rritja e numrit të refugjatëve të paraqitur në qendrat e pranimit. Kohëve të fundit ai ka arritur deri në 700 në javë.
Si përgjigje, janë hapur në Chiasso dhe në Kreuzlingen kapaciteet të reja dhe në Menzinge (Zug) edhe një qendër e re, e përkohshme federale. Por, Gattiker ka thënë se në situatën e krijuar nuk ka zgjidhje tjetër përveç alokimit në qendrat kantonale.
SEM prognozon se deri në fund të këtij viti, në Zvicër do të vijnë rreth 29 mijë azilkërkues.
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih Në këtë panel të veçantë do të marrë pjesë artisti shqiptar nga Kosova Ramë Dardania, së... -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar














