Lajme

Hakerët rusë kanë shtuar sulmet e tyre ndaj Zvicrës

Rusia intensifikon sulmet kibernetike ndaj Zvicrës

Hakerët rusë kanë shtuar sulmet e tyre ndaj Zvicrës muajt e fundit, duke synuar të sabotojnë ose, së paku, të prishin samitin e nivelit të lartë për paqen në Ukrainë që do të mbahet në kantonin Nidwalden më 15 dhe 16 qershor, përcjell albinfo.ch.

Sipas një studimi nga Dreamlab Technologies, i cili përdor serverë zviceranë të krijuar posaçërisht për të matur se sa sulme kibernetike po ndodhin në çdo kohë, numri i sulmeve ruse është rritur ndjeshëm.

Normalisht, disa qindra ndodhin në muaj. Megjithatë, në prill, numri i tyre u rrit në 1600 dhe në maj në 4600.