Kosova
Hagë: Anulohen seancat e gushtit në gjykimin e dytë ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë i kanë anuluar seancat e caktuara për muajin gusht në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, në gjykimin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
Bëhet e ditur se pas njoftimit të mbrojtjes së Smakajt sipas Rregullës 131, më 30 korrik 2026, me të cilin kishte bërë të ditur se nuk do të paraqiste prova të reja, gjykatësi i vetëm Christopher Gosnell ka anuluar seancat e planifikuara për datat 17-19 gusht 2026, si dhe afatet që ishin caktuara në urdhrin e dytë për caktimin e datave, transmeton albinfo.ch.
Gjykatësi gjithashtu urdhëroi ZPS-në që të dorëzojë mocion për paraqitjen e kundërprovave deri më 4 gusht 2026, raporton Betimi për Drejtësi.
Në qoftë se nuk do të paraqitet mocion, faza e paraqitjes së provave do të mbyllet dhe gjykatësi planifikon këto afate për palët: më 24 gusht 2026, deri në orën 16:00 të dorëzohen dosjet gjyqësore përfundimtare (nëse do të paraqesin), më 4 shtator 2026 – dosjet e kundërpërgjigjeve (nëse dotë paraqesin), dhe më 10, 11 dhe 14 shtator 2026 – argumentet përmbyllëse.
Në seancën fillestare më 27 shkurt 2026, Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Klilaj dhe Hajredin Kuçi, u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që iu vihen në barrë.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions













