Lifestyle
Grupi “Albanian Outlawz”, nga Zvicra paralajmëron albumin e ri
Anëtarët e grupit "Albanian Outlawz" jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, vendi ku i realizojnë projektet e tyre deri te produkti final
“Albanian Outlawz”, grupi muzikor i zhanrit Hip-Hop ka lansuar projektin me videoklip të titulluar, “Still Hated”, projekt ky i cili u prit mjaft mirë nga audienca dhe adhuruesit.
Anëtarët e grupit “Albanian Outlawz” jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, vendi ku i realizojnë projektet e tyre deri te produkti final. Ata kanë deklaruar për emisionin Exspress në KTV se nuk është shumë e vështirë që ata punën e tyre e bëjnë në këtë shtet, ndërsa thonë se nuk është e lehtë depërtimin në tregun zviceran. Tash e sa ditë anëtarët e grupit kanë paralajmëruar albumin e tyre të radhës.
Një projekt me videoklip pritet të lansohet pak para lansimit të albumit, pikërisht para datës 27 shkurt, projekt i cili pritet ta shënojë një tjetër sukses të “Albanian Outlawz”. Ata pritet që ta vizitojnë Kosovën shumë shpejt dhe të jenë afër adhuruesve këtu.
Albumi “Flej’na kur t’desëm” do t’i përmbajë 13 këngë, produksione të cilat janë të punuara nga Kollaps Beat, Niza, SourceMuzik & Cano Millano. Grupi po ashtu lajmëroi se albumi do të jetë në shitje në të gjitha platformat, si: iTunes, Spotify, Amazon etj.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?













