Lajme
Graubünden: Një i lënduar nga përplasja e dy trenave
Një lokomotivë me shtatë vagonë është përplasur me një tren tjetër ndërtimi të palëvizshëm në një kantier ndërtimi
Një përplasje e dhunshme midis dy trenave të ndërtimit të Hekurudhës RhB në Cazis Graubünden ka kaluar relativisht lehtë, në natën mes të mërkurës dhe të enjtes. Një punonjës i hekurudhës është lënduar lehtë.
Po ashtu është shkaktuar një dëm material prej disa qindra mijëra frangash, raporton sda.ch.
Aksidenti ndodhi rreth orës 02.30 pas mesnatës, njofton policia e kantonit në Graubünden, transmeton albinfo.ch. Një lokomotivë me shtatë vagonë është përplasur me një tren tjetër ndërtimi të palëvizshëm në një kantier ndërtimi.
Një punonjës i hekurudhës ka pësuar lëndime të lehta, transmeton albinfo.ch. Rrethanat e incidentit janë duke u hetuar nga policia e kantonit dhe Bordi Zviceran i Hetimit të Sigurisë (Sust).
Trafiku hekurudhor në linjën Chur-Tussis u ndërpre nga aksidenti. Hekurudhat RHB presin që ndërprerja të zgjasë për një ditë të tërë.
RhB ka përdorur autobusë zëvendësues në linjën e dëmtuar.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













