Shkurt.ch
Gratë e FDP-së mbështesin kandidaturën e Moret për Këshillin Federal
Doris Fiala, deputete nacionale dhe kryetare e grave të FDP-së ka thënë për radion SRF se gratë e kësaj partie janë përcaktuar për kandidaten Moret
Pas ministrit në qeverinë e kantonit të Gjenevës, Pierre Maudet dhe deputetit nacional nga Tiçino, Ignazio Cassis, FDP ka edhe një kandidate zyrtare për vendin në Qeverinë Federale që do të mbetet vakant pas dorëheqjes së ministrit aktual të jashtëm Didier Burkhalter. Kandidati i tretë është në fakt një kandidate: Isabelle Moret nga Kantoni Vaud, deputete nacionale.
Morët ka theksuar disa herë ne paraqitjet e saj publike se nuk do të luajë “me letrën gjinore”, dmth parapëlqen të hyjë në garë për qeveri pa këtë avantazh ose barrë.
Por ndërkohë, në krah të saj janë rreshtuar shumë nga gratë e angazhuara në politikën e Bernës. Kështu, Doris Fiala, deputete nacionale dhe kryetare e grave të FDP-së ka thënë për radion SRF se gratë e kësaj partie janë përcaktuar për kandidaten Moret. Ajo ka theksuar se kjo vjen edhe si pasojë e paralajmërimit nga ana e ministres dhe presidentes aktuale Doris leuthard për të dhënë dorëheqje. Pra situata paraqitet e ndryshuar. “çështja gjinore (e gruas) me këtë deklarim ka ndryshuar në mënyrë të theksuar dhe kjo ka bërë që ne, gratë e FDP-së të qëndrojmë plotësisht mbrapa zonjës Moret.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












