Futboll
Granit Xhaka: Mjeshtër i pasimeve jo vetëm në Bundesligë, por në shtatë ligat kryesore evropiane
Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka, pas kalimit të tij te Bayer Leverkusen në verën e këtij viti, ka arritur sukses të shkëlqyer, transmeton albinfo.ch.
Në mesfushë ai ka bërë një ndikim pozitiv, duke treguar aftësi të jashtëzakonshme në udhëheqje dhe precizion në pasime, cilësi që i ka ruajtur që nga kohët e tij te Arsenali.
Duke luajtur si mesfushor qendror krah Exequiel Palaciosit, Xhaka ka vërtetuar të jetë një lojtar vendimtar në duele dhe në dhënien e pasimeve të sakta, me statistika që e vendosin si një ndër mesfushorët më precizë në top shtatë ligat evropiane, raporton Squawka.
Në Bundesligë, përqindja e suksesit të pasimeve e Xhakës është e lartë:
◉ Granit Xhaka (92,6%)
◉ Exequiel Palacios (92,1%)
◉ Angelio Stiller (91,9%)
◉ Kevin Kampl (91,2%)
◉ Joshua Kimmich (90,8%)
Me një numër rekord të pasimeve të suksesshme në pjesën kundërshtare, Xhaka kryeson listat si lojtari me performancën më të mirë në pasime ndër shtatë kampionatet kryesore evropiane. Shifrat tregojnë se ai është një nga maestrot e pasimeve në Bundesligë këtë sezon.
Detajet statistikore të Xhakës për sezonin 2023/24 janë impresionuese:
◉ 1017 pasime të suksesshme
◉ 559 pasime brenda pjesë-fushës së kundërshtarit
◉ 216 pasime të suksesshme në pjesë-fushës së kundërshtarit
◉ 129 pasime direkte në pjesë-fushës së kundërshtarit
◉ 15 pasime të suksesshme në zonën kundërshtare.
Deri më tani, Xhaka ka shënuar një gol dhe ka dhënë një asist në sezonin aktual të Bundesligës. Edhe pse statistikat e tij ofensive nuk janë shumë të larta, duke regjistruar vetëm 9 gjuajtje, nga të cilat 3 kanë qenë në portë, dhe duke krijuar vetëm 12 raste, qëllimi i tij këtë sezon ka qenë qartazi më shumë te pjesa mbrojtëse dhe qëndrueshmëria në mesfushë, duke qenë shpesh pranë shënimit në disa raste. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











