Shkurt.ch
Grabitet me armë një argjendari, kriminelët në arrati
Dy persona të armatosur i kanë grabitur disa orë, mbrëmë në Gjenevë (Rue Verdaine). Nga sulmi nuk ka të lënduar.
Një argjendari është vjedhur mbrëmjen e së martës, rreth orës 18:00, në rrugën “Verdaine” në Gjenevë. Dy banditë kanë hyrë të armatosur në argjendarinë e lartpërmendur, e cila është afër stacionit të policisë.
“Stafi ka qenë i penguar, por nuk ka pasur asnjë të plagosur”, tha Vincent Derouand, zëdhënës i prokurorit publik. Hajdutët, në fakt, kanë arritur të marrin një numër të madh orësh, vlera e të cilave është ende e papërcaktuar. Nuk pati të shtëna.
Sipas informacioneve, albinfo.ch raporton se kriminelët janë larguar me një Cayenne Porsche dhe janë arratisur nëpër fshatrat e Gjenevës. Alarmi pranë kufijve është bërë, thonë rojat kufitare.
Është e paqartë nëse hajdutët kanë shkuar në Francë. Ata janë duke u kërkuar nga policia. Hetimi udhëhiqet nga Brigada e represionit kundër banditizmit.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










