Kosova
Gjykata: Të paktën 385 persona u privuan arbitrarisht nga liria
Trupi gjykues konstatoi se incidentet pas 20 qershorit 1999 nuk mund të cilësohen si krime lufte, ndërsa për periudhën prill 1998 – qershor 1999 u gjetën raste të privimit arbitrar të lirisë
Trupi gjykues në Dhomat e Specializuara në Hagë ka deklaruar se incidentet që kanë ndodhur pas 20 qershorit 1999, për të cilat janë ngritur akuza për krime lufte, nuk mund të cilësohen si krime lufte, raporton albinfo.ch.
Ndërkaq, sa i përket pikës së aktakuzës për “arrestim ose ndalim të paligjshëm ose arbitrar”, trupi gjykues ka konstatuar se, ndërmjet prillit 1998 dhe qershorit 1999, të paktën 385 persona iu privuan arbitrarisht nga liria nga anëtarë të UÇK-së në disa qendra ndalimi të kontrolluara nga UÇK-ja.
Sipas kryetarit të trupit gjykues, personat në fjalë ishin arrestuar nga anëtarë të UÇK-së dhe policia ushtarake, ndërsa ishin ndaluar nën pretendimet se ishin kolaboracionistë, spiunë ose tradhtarë.
“Nuk ka prova të besueshme se personat që ishin të ndaluar ishin kolaboracionistë, tradhtarë ose spiunë, ashtu siç kishte pretenduar UÇK-ja”, ka thënë kryetari i trupit gjykues, Smith./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga... -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












