Integrimi
Gjykata ia hedh poshtë çiftit kosovar adoptimin e fëmijëve të rritur
Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka theksuar se ky adoptim shërbente vetëm për t`u siguruar fëmijëve qëndrimin në Zvicër. Edhe prindërit biologjikë kanë pranuar se me adoptim dëshironin “t`i realizonin disa qëllime financiare dhe ekonomike”
Autoritetet e Bernës kanë hedhur poshtë kërkesën e një çifti kosovar me qëndrim në Kantonin e Bernës për adoptimin e dy fëmijëve. Çifti tashmë kishte krijuar “aktin e kryer”, duke e siguruar lejen për adoptim nga një gjykatë kosovare, shkruan bernerzeitung.ch. Por, kur puna erdhi te njohja e këtij akti nga autoritetet zvicerane, ato u përgjigjën me një jo bindëse.
Së pari kishte qenë Drejtoria policore dhe së fundi edhe Gjykata e Lartë (kantonale) që kishin konstatuar se në këtë rast nuk ishte favorizimi i fëmijëve por fituimi financiar ai që kishte motivuar çiftin, transmeton albinfo.ch. Me këtë vendim, Gjykata e Lartë e Bernës nuk e sjell në pikëpyetje edhe kompetencën e gjykatës kosovare dhe vendimin e saj. Ajo vetëm provon nëse ky adoptim është në përputhje me të drejtën zvicerane ose jo. Dhe konstatimi është se nisur nga disa arsye, ajo nuk është në përputhje gjë që ka sjellë te vendimi negativ.
Si pikë e parë që flet në kundërshtim të kësaj të drejte është dallimi në moshë në mes të nënës adoptuese dhe fëmijëve. Ajo sot është rreth 30 vjeçe ndërsa fëmijët, një nip dhe një mbesë, janë vetëm 11 respektivisht 13 vjet më të rinj se ajo. Ndërsa ligji parasheh që prindi adoptues duhet të ketë së paku 16 vjet më shumë se fëmija. Më tutje, dy fëmijët, tashmë të rritur, që do të adoptoheshin, nuk do të përshtateshin me dy fëmijët biologjikë të çiftit, 3 dhe 4 vjeçarë, përcjell albinfo.ch. Një argument tjetër në kundërshtim me adoptimin është ai se prindërit duhet të jenë të martuar së paku prej pesë vitesh dhe të jenë të vjetër 35 e më shumë vjet.
Asnjërin nga këto kushte nuk i plotëson çifti kosovar, i martuar në vitin 2012. Kushti i radhës që ata nuk e plotësojnë është që prindërit adoptues duhet të jenë kujdesur së paku një vit për fëmijët që duan t`i adoptojnë. Por duke qenë se fëmijët jetojnë në Kosovë dhe çifti në Zvicër, as ky kusht nuk është plotësuar. Këtu nuk ndryshon asgjë as lejimi nga ana e gjykatës kosovare i adoptimit.
Nga ana tjetër, Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka theksuar se ky adoptim shërbente vetëm për t`u siguruar fëmijëve qëndrimin në Zvicër. Edhe prindërit biologjikë kanë pranuar se me adoptim dëshironin “t`i realizonin disa qëllime financiare dhe ekonomike”. Kjo, sipas tyre do të ishte mundësia e vetme për t`u siguruar fëmijëve një jetë normale.
Më tutje, adoptimi nënkupton që fëmijët të jenë të vegjël dhe jo si këta, qe ishin në prag të pjekurisë (afër moshës 18 vjeçare), ka argumentuar gjykata, përcjell albinfo.ch. Veç kësaj, fëmijët e kishin kaluar gjithë jetën e deritashme në Kosovë dhe nuk kishin fare njohuri për gjuhën dhe zakonet në Zvicër dhe gjithsesi, nuk kishin shkollë të kryer këtu.
Gjykata e ka hedhur poshtë edhe kërkesën që adoptimi të bëhet vetëm përmes babait, pasi që një adoptim mund ta bëjnë vetëm të dy partnerët së bashku.
E-Diaspora
-
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën Aksident i rëndë në Shtime–Lipjan: një i vdekur, lëndohet mërgimtari që po... -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat












