Kosova
Paraburgim për gjyqtarin Sali Berisha, që dyshohet se mori ryshfet
Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.B. për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Shpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 par.1 të KPK-së dhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPK-së.
Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit S.B. i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.
Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri S.B. në cilësinë e personit zyrtar, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Pejë, kishte shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar duke kaluar kompetencat e tij me qëllim që të përfitojë dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme.
Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit nga neni 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2, pika 1.2.1 dhe 1.2.2 të KPPRK-së.
Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në Zvicër u mblodhën mbi 37 mijë euro në edicionin e 6-të të ngjarjes filantropike Save a Life! Çmimi “Champion for Mother and Children” iu dhurua z. Sevdail Tahiri, si mbështetës i madh i...
-
Zvicër: Kjo anije është rezervuar për shqiptarët
-
Prezantohet në Vjenë platforma “Made in Kosova“
-
Shaqiri lë pas dëmtimin, i gatshëm për Evropianin
-
“Alba Festival” mbahet në zemër të Cyrihut me “Line Up-in” më të mirë ndonjëherë
Jeta në Austri
-
Prezantohet në Vjenë platforma “Made in Kosova“ Vjenë: U bë degustimi i verërave nga Kosova...
-
Austri: Të paktën 300 kocka vigane janë gjetur në një bodrum shtëpie
-
Austri: Përmbledhje e lajmeve më të fundit të ditës së sotme
-
Austria po përballet me mungesë të madhe të punëtorëve të kualifikuar
-
Boksieri Bernardin Jakaj, i gatshëm për meçin e së shtunës në Vjenë