Lajme
Gjykata gjermane: 7 vjet burgim planifikuesit të sulmit terrorist në Shqipëri
Sipas hetimeve, personi në fjalë kishte planifikuar vrasje dhe sulme terroriste në Gjermani dhe Shqipëri me një qelulë terroriste të bashkatdhetarëve të tij taxhikë
Një 31-vjeçar është dënuar me shtatë vjet burgim në Gjykatën e Lartë të Landit në Dyseldorf për anëtarësinë e tij në organizatën terroriste të Shtetit Islamik (ISIS).
Sipas hetimeve, personi në fjalë kishte planifikuar vrasje dhe sulme terroriste në Gjermani dhe Shqipëri me një celulë terroriste të bashkatdhetarëve të tij nga Taxhikistani, njofton Agjencia Gjermane e Lajmeve, DPA.
Ndër të tjera, ai thuhet se ishte përfshirë në një vrasje të planifikuar të një kritiku të islamit nga qytetit Neuss afër Dyseldorfit, transmeton albinfo.ch. Ky i fundit ishte konvertuar nga islami në krishterizëm.
31-vjeçari ka pranuar pjesërishgt veprën në gjykatë. Pak para vendimit, të martën, ai ka thënë: “Më vjen shumë keq për të gjitha këto, ju kërkoj falje.”
Prokurori federal kishte kërkuar për tetë vjet e gjysmë burg për të akuzuarin nga Wuppertali. Mbrojtja nuk kishte kërkuar një dënim specifik, por kishte vënë në dyshim pretendimet e prokurorisë në pikat kryesore.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










